LAJMI I FUNDIT:

Stuhia e borës godet brigjet lindore të SHBA-ve

Stuhia e borës godet brigjet lindore të SHBA-ve

Një stuhi e madhe bore dhe erë e fuqishme ka goditur brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku në shtetet federale të New York-ut, New Jersey dhe Massachusetts është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Autoritetet e New York-ut paralajmëruan qytetarët se stuhia e dëborës do të zgjasë, duke bërë apel që pa nevojë të mos dalin nga shtëpia dhe mbi dy milionë banorë në rajonin e New England kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.


Stuhia e borës që përfshiu bregun lindor paralizoi edhe trafikun ajror në këtë rajon dhe siç theksojnë autoritetet lokale, deri tani janë anuluar mbi 2,600 fluturime.

Moti i keq ka çrregulluar edhe zhvillimin e trafikut hekurudhor, ku kompania nacionale Amtrak bëri të ditur se janë anuluar tre linja të trenave që lidhin Washingtonin dhe Bostonin. /Telegrafi/