LAJMI I FUNDIT:

Skenarët e komplikuar për Demarkacionin

Skenarët e komplikuar për Demarkacionin

Partnerët e koalicionit qeverisës shpresojnë se nesër apo më së largu gjatë javës së ardhshme do të kalojë Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Shpresat për ta miratuar Marrëveshjen i kanë te votat e Listës Serbe dhe të disa deputetëve të lëvizjes “Vetëvendosje”.

Por analistët politikë thonë se këta dy skenarë janë të komplikuar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.


Megjithatë, ata nuk kanë përjashtuar mundësinë që vazhdimi i seancës për Demarkacionin të mbahet edhe javën që vjen.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kjo çështje do të përmbyllet më së largu javën tjetër.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë për “Zërin” se koalicioni është duke punuar që ta arrijë një konsensus të gjerë politik në mënyrë që t’i japë epilog Marrëveshjes së Vjenës.

Përfaqësuesit e këtij koalicioni më tutje kanë bërë të ditur se janë në diskutime me palët e tjera që nuk po e mbështesin këtë marrëveshje, duke përfshirë këtu edhe Listën Serbe.

Nga ana tjetër, përderisa ditë më parë ka pasur deklarata nga drejtues të koalicionit qeverisës se ka deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” që do ta votojnë Demarkacionin, deputetët e kësaj partie kanë theksuar se nuk kanë ndërruar qëndrim.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori