LAJMI I FUNDIT:

Pamje të filmuara me dron tregojnë sesi anija e vogël parkon luftanijen gjigante (Video)

Pamje të filmuara me dron tregojnë sesi anija e vogël parkon luftanijen gjigante (Video)

Një anije e vogël është filmuar me dron, duke e shtyrë dhe parkuar me precizitet luftanijen gjigante.

Anija L.E. William Butler Yeats, duket si një xhuxh në krahasim me luftanijen që e tërheq dhe e parkon në bazën detare Haulbowline në Irland në afërsi të Corkut, transmeton Telegrafi.


Pasi kryen misionin e saj, luftanija parkohet në port me ndihmën e anijes së vogël e cila pa ndonjë problem e vendos ku edhe është paraparë, duke mos i krijuar fare problem.

Luftanija Samuel-Beckett, vazhdimisht patrullon në ujërat e territorit të Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/