LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Është e nevojshme hapja e strehimoreve për viktimat e dhunës

Carovska: Është e nevojshme hapja e strehimoreve për viktimat e dhunës

Pas ratifikimit të Konventës së Stambollit, në Maqedoni duhet të vendosen 25 strehimore për viktimat e dhunës, të paktën pesë qendra të krizës për viktima të përdhunimit dhe të paktën tre qendra për viktima të dhunës seksuale. Duhet të hapen edhe më shumë se 20 qendra këshillëdhënëse për intervenim krize, këshillim psikologjik dhe ndihmë falas ligjore. E gjithë kjo, siç theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska duhet të kontribuojë për rritjen e mundësive për përballje me dhunën ndaj gruas.

Ajo informoi se pas ratifikimit të Konventës së Stambollit përgatitet Plan kombëtar operativ me implementim, i cili do të publikohet së shpejti pasi do të miratohet nga Qeveria. Sipas saj, është i nevojshëm edukim i të punësuarve në qendrat për punë sociale, Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Punëve të Brendshme dhe të gjykatësve dhe të prokurorëve publikë, të cilët, siç tha, duhet ta njohin dhunën dhe ta sanksionojnë në pajtim me peshën e veprës së bërë.

Këto, siç potencoi, janë ndryshime kyçe të cilat vijojnë për pranimin e Konventës së Stambollit dhe integrimin në shoqërinë tonë.


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipe informoi se në Repartin për mjekësi ligjore të Fakultetit të mjekësisë në Shkup, vitin e kaluar janë trajnuar 60 punonjës të shëndetësisë për përballje me këtë problematikë dhe se është paraparë që këto trajnime të vazhdojnë edh sivjet në bashkëpunim me Organizatën civile “HERA” dhe me Fondin për popullatë të KB-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Kalo në kategori