Dhuna dhe ngacmimet seksuale janë mes krimeve më të përhapura, por më pak të denoncuara në Shqipëri.
Një viktimë rrëfen për Zërin e Amerikës historinë e saj dhe faktorët që e bëjnë të vështirë denoncimin e këtij krimi.
Ajo është viktimë e ngacmimit seksual të vazhdueshëm në zyrat shtetërore. Për arsye sigurie intervista do të transmetohet pa emrin dhe me zë të tranformuar të saj.
Dhuna dhe ngacmimet seksuale janë midis krimeve më të përhapura, por më pak të denoncuara në Shqipëri.
Vajza që rrëfen historinë e saj është njëra nga vajzat e shumta në Shqipëri, që iu kërkohen favore seksuale nëpër zyra shtetërore.
Emri dhe zëri i saj janë ndryshuar për arsye sigurie, por përndjekja e saj disamujore është mëse e vërtetë.
Stela shkoi tek ajo zyrë për të plotësuar dhe saktësuar disa dokumenta, por u ndesh me një shtrëngim dore provokues, që vazhdoi me ngacmime të tjera.
“Pas shtrëngimit të fortë të duarve, ai vazhdoi presionet se duhet të takoheshim për të rregulluar ato letrat, kur do të shihemi. E gjitha kjo më frikësoi dhe u bë tronditëse, sepse nuk mund t’i tregoja babait dhe as të fejuarit” – tha ajo.
Zyrtari i këtyre ngacmimeve ishte i njohur në qytet edhe me policët dhe nga familjarët e Stelës.
Stela thotë që edhe pas disa muaj ngacmime, ajo e pati të vështirë të bënte një denoncim zyrtarisht, sepse paragjykimet e shoqërisë janë në dëm të vajzave, që guxojnë në këtë drejtim, ndërsa uniteti i zyrtarëve përballë tyre është i madh.
Zgjidhja më e mirë në këto kushte ishte shpërngulja e familjes nga qyteti i largët drejt kryeqytetit, ku kujdesi për ta ishte akoma më i vëcantë.
Madje, frika kryesore ishte se burrat e familjes së saj mund të konfliktoheshin me burokratin ngacmues. Në këtë pikë roli i organizatës për ndërmjetësim dhe kujdes psikologjik i shte mjaft i madh.
Ndaj ajo vendosi të kërkojë ndihmën e Qendrës për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”.
Rastin e saj e ndoqi Migena, koordinatorja e mekanizmit kundër dhunës ndaj grave.
“Rasti nuk është aspak i lehtë, sepse ngërthen në vetvete një mori detajesh që dëmtojnë vajzën, reputacionin e saj dhe mund të zgjeronte numrin e personave në konflikt. Ne i qëndruam pranë dhe e ndihmuam edhe në qytetin e saj edhe kur erdhën familjarisht në Tiranë” – thotë psikologia Ismailati.
Drejtuesja e Qendrës për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, Fabiola Egro Laço thotë se denoncimet për ngacmimet seksuale janë minimale, edhe pse ato ndodhin masivisht në zyrat shtetërore dhe në bizneset private si fasoneritë etj.
“Po përpiqemi të ndihmojmë sa të mundim, por vajzat ngurrojnë të denoncojnë, sepse nuk kanë besim te gjykatat. Deri tani kemi marrë urdhëra mbrojtjeje nga gjykata për gratë e vajzat vetëm për raste dhune, por prapa kësaj fshihet dhuna seksuale” – tha ajo.
Viktimat e dhunës dhe ngacmimeve seksuale nuk denoncojnë prej frikës, prej paragjykimeve dhe prej moszbatimit të ligjit për këtë lloj krimi.
Nga ana tjetër vajzat dhe gratë nuk janë të informuara për të drejtat e tyre ligjore përballë dhunës dhe veprimtaritë ndërgjegjësuese po shtohen dita ditës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!