LAJMI I FUNDIT:

Erolld Belegu tërhiqet nga posti i kryetarit të FBK-së

Erolld Belegu tërhiqet nga posti i kryetarit të FBK-së
(Foto: Facebook/Erolld Belegu)

Erolld Belegu është tërhequr nga posti i kreut të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe do të vazhdojë të jetë Këshilltar i Jashtëm Politik i kryeministrit të Kosovës.

Njoftimin e ka bërë vet Belegu, i cili ka treguar se pasi ishte emëruar në postin e këshilltarit i ishte drejtuar Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) lidhur me mundësinë e ekzistimit të konfliktit të interesit ndërmjet angazhimeve jashtë Qeverisë së Kosovës.

AKK ia dërguar opinionin e saj ku, sipas Belegut, thuhet se “ushtrimi i funksionit kryetar të FBK-së KRAHAS ushtrimit të funksionit – këshilltar i Jashtëm të kryeministrit të Republikës së Kosovës është i ndaluar”.


“Duke dashur që të ruaj reputacionin e shkëlqyeshëm që Federata e Basketbollit të Kosovës e ka në opinionin vendor dhe te partnerët tanë në FIBA dhe organizmat tjerë ndërkombëtarë, për të cilin besoj se ekipi i udhëhequr nga unë ka merita të konsiderueshme, si dhe reputacionin tim personal, kam vendosur të tërhiqem nga ky post dhe i lë organet e FBK-së, që sipas Statutit dhe akteve tjera normative në fuqi, të procedojnë me organizimin e Kuvendit Zgjedhor”, thuhet në një njoftim në Facebook.

(Foto: Facebook/Erolld Belegu)

Më poshtë është njoftimi i plotë i postuar në profilin e tij në Facebook:

Të nderuar miq,

Duke dashur që të vazhdoj të komunikoj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë me ju dhe me opinionin kam vendosur që në mënyrë publike t’ju njoftoj për vendimin tim të radhës.

Siç e dini, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, më ka emëruar si Këshilltar i Jashtëm Politik.

Më t’u emëruar në këtë post, edhe pse angazhimi im është pro bono, gjegjësisht në baza vullnetare, këtë angazhim e kam kuptuar si nder që më është bërë dhe që nga fillimi e kam marr me shumë seriozitet dhe përkushtim.

Rrjedhimisht, me vetë iniciativë i jam drejtuar për opinion Agjencionit Kundër Korrupsion, lidhur me mundësinë e ekzistimit të konfliktit të interesit ndërmjet angazhimeve të mia jashtë Qeverisë së Kosovës.

AKK më ka dërguar opinionin e saj ku thuhet se “ushtrimi i funksionit kryetar të FBK-së KRAHAS ushtrimit të funksionit-Këshilltar i Jashtëm të Kryeministrit të Republikës së Kosovës është i ndaluar”.

Duke dashur që të sillem në përputhje me ligjin dhe duke shprehur konsideratë për mendimin e AKK-së, ndaj të cilit, sinqerisht thënë, kam shumë rezerva, unë kam vendosur të respektoj këtë opinion dhe të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, detyrë të cilën po ashtu e kam kryer pa pagesë, konform statutit të federatës.

Duke dashur që të ruaj reputacionin e shkëlqyeshëm që Federata e Basketbollit të Kosovës e ka në opinionin vendor dhe tek partnerët tanë në FIBA dhe organizmat tjerë ndërkombëtarë, për të cilin besoj se ekipi i udhëhequr nga unë ka merita të konsiderueshme, si dhe reputacionin tim personal, kam vendosur të tërhiqem nga ky post dhe i lë organet e FBK-së, që sipas Statutit dhe akteve tjera normative në fuqi, të procedojnë me organizimin e Kuvendit Zgjedhor.

Jam i bindur dhe dëshiroj të kërkoj nga Kuvendi që Bordi ta vazhdoj punën e shkëlqyer ekipore për vazhdim të rritjes dhe zhvillimit të basketbollit në Kosovë.

Jam i lumtur dhe krenar që sot zyra e FBK-së është e organizuar në mënyrë të shkëlqyeshme me personel të ri, të shkolluar, të të dy gjinive me përvojë në sportin e basketbollit dhe ku të gjithë flasin së paku një deri në tri gjuhë ndërkombëtare. Të ardhurat e tyre janë mbi mesataren vendore ,punojnë në zyrat më moderne që ka ndonjë federatë sportive në Kosovë dhe janë individ të shkëlqyer e të dedikuar në punën që e bëjnë. Së bashku kemi arritur që për këto pak vite të trefishojmë buxhetin e federatës.

Dua që ti falënderoj stafin, Bordin, komisionet, gjyqtarët, klubet dhe shoqatat, të gjithë anëtarët e FBK-së për përkrahje maksimale gjatë periudhës 5 vjeçare në krye sa isha në krye të saj në këtë dy mandatet e fundit.

Falënderim i veçantë shkon për sponsorët dhe miqtë tjerë të FBK-së që na qëndruan besnik dhe mundësuan stabilitetin e institucionit tonë.

FBK-së i dëshiroj suksese në të ardhmen dhe njëkohësisht shprehi gatishmërinë time të parezervë që të ndihmoj në të gjitha mënyrat që mundem dhe më lejohet.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet

La Liga
La Liga konsideron revokimin e regjistrimit të Olmos dhe Victorit duke përdorur vendimin e gjykatës

La Liga konsideron revokimin e regjistrimit të Olmos dhe Victorit duke përdorur vendimin e gjykatës

La Liga
Ylli i Real Madridit thyen heshtjen dhe flet për transferimin e mundshëm të Alexander-Arnold

Ylli i Real Madridit thyen heshtjen dhe flet për transferimin e mundshëm të Alexander-Arnold

La Liga
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

La Liga
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori