Nga: David Gilmour dhe Polly Samson (Pink Floyd, albumi “Division Bell”, 1994)
Përktheu: Besnik Hamiti
Përtej horizontit të vendit ku jetuam kur ishim të rinj
Në një botë të magneteve dhe mrekullive
Mendimet tona bridhnin pa pra e pa kund kufinj
Kambana e ndarjes filloi me ra
Përgjatë Rrugës së Gjatë dhe poshtë nëpër Shteg
A takohen prapë atje te Kalimi
Ishte një bend zhelan që vinte pas nëpër hapat tanë
Në vrap para se koha t’na i merrte ëndrrat
Duke lënë një mori krijesash të vogla që përpiqeshin të na lidhnin poshtë
Me jetën që po shpërbëhej nga kalbja e ngadaltë
Bari ishte më i blertë
Drita më e ndritshme
Me miq rrethuar
Netët e mrekullisë
Duke shikuar përtej prushit të urave që përflakej pas nesh
Për të zënë shkurt pamjen se sa blertë ishte në anën tjetër
Ca hapa përpara por në përgjumje prapë ecje mbrapa
Të tërhequr nga forca e njëfarë batice të brendshme
Në maje më të ngritur me flamurin e shpalosur
Arritëm lartësi marramendësi të asaj bote të ëndërruar
Të mbërthyer përgjithmonë nga dëshira dhe ambicia
Ka një uri që ende nuk është ngopur
Sytë tanë të lodhur ende bredhin në horizont
Edhe pse këtë rrugë e kemi kaluar shumë herë
Bari ishte më i blertë
Drita më e ndritshme
Shija më e ëmbël
Me miq rrethuar
Netët e mrekullisë
Mjegulla e agut vezullon
Uji që rrjedh
Lumi pa kund mbarim
Për jetë të jetëve
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
PLAK BUDALLA
BIR
Historia e fisit Shala
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Beteja e Albulenës: 560 vjet nga fitorja e pazakontë e Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe