Ish-i dënuari me 20 vjet burg, Ismet Haxhia, si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, argumenton me detaje dhe të dhëna, pse sipas tij, prita e asaj nate, ku humbi jetën Azem Hajdari, ishte për Sali Berishën.
Sipas tij, pas urdhrit që i dha Berisha të dilte të shikonte se cilët ishin katër personat e armatosur në makinën para selisë së PD-se, Azemi i thotë Sali Lushes të marrë automatikun, ndërkohe që vete merr silenciatorin dhe del.
“Azemi i thotë Sali Lushës, ku e ke automatikun? Sali Lusha i thotë e kam poshtë në bodrum. Shko merre dhe hajde jashtë se na rrezikohet doktori dhe PD-ja. Më pas, Azemi del jashtë duke montuar silenciatorin”, rrëfen Haxhia për gazetën “Panorama”.
Rrëfimi i Ismet Haxhisë për natën tragjike:
Fatmir Haklaj, sipas dëshmisë që kanë dhënë, ka thënë: “Po ky ku shkon?!” Nga ky reagim i Fatmir Haklajt kupton se shënjestra e atentatit nuk ka qenë Azemi, por Sali Berisha. 10 ditë më parë, babai i Fatmir Haklajt kishte takuar Azemin dhe i kishte thënë se vrasja e djalit tim, Shkëlqimit, është urdhëruar nga Sali Berisha. Shkëlqimi ishte vrarë në një pritë më 5 janar në Qafën e Luzhës.
Fatmir Haklaj i thotë të tjerëve, mos dilni nga makina dhe del vetë. Nuk e di askush se çfarë është folur mes Azemit dhe Fatmir Haklajt, por pas pak çastesh Fatmiri i ka gjuajtur me breshëri automatiku.
Nga makina, më pas ka dalë dhe Jaho Mulosmani, ka qëlluar. Sepse në vendngjarje janë gjetur dy lloj plagësh, që tregon se janë dy lloj armësh të përdorura dhe një njeri që mbante në dorë automatik nuk mund të gjuajë dhe me pistoletë në të njëjtën kohë.
Prokuroria tha që Jaho ka qëlluar me “Makarov”, por nuk është e vërtetë, pasi ai ka qëlluar me “Magnum” izraelit që ia kishin dhuruar. Në këtë moment ka ndërhyrë Besim Çerja, i cili i ka bllokuar dorën Jahos, por ai ka rrëshqitur duart dhe e ka qëlluar nga poshtë Besimin dhe e ka vrarë.
Është plagosur edhe Zenel Neza. Të nesërmen, Sali Berisha ka shkuar në spital dhe e ka incizuar vetë Zenelin të plagosur, por ajo dëshmi nuk ka dalë kurrë në dritë. Ai nuk ka përmendur vëllezërit Haxhia, por të tjerë njerëz. Pastaj, këtyre u interesonte që të zhdukej dosja hetimore e dy vetëve dhe të dilnin emra të tjerë në skenë. Që në fund të historisë të dilte që Azemin e vrau Berisha me njerëzit e vet. /Panorama /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit – si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City