Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë të hënën në Korenë e Veriut për të diskutuar mënyrat për përmirësimin e marrëdhënieve dhe uljen e tensioneve në gadishull.
“Delegacionet e posaçme do të kenë diskutime të gjera për çështje që përfshinë krijimin e kushteve për një dialog mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësi i Presidentit Moon Yoon Young-chan për gazetarët, shkruan VOA.
Ky mision mund të komplikohet megjithatë nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake të planifikuara për muajin e ardhshëm. Një koment i botuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut paralajmëron se Pheniani do të “kundërpërgjigjet” nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.
Delegacioni prej 10-anëtarësh do të drejtohet nga Suh Hoon, kreu i agjencisë kombëtare të zbulimit dhe këshilltari i lartë i sigurisë kombëtare Chung Eui-Yong. Moon ende nuk e ka pranuar ftesën e udhëheqësit Kim Jong Un për të vizituar Phenianin.
Pas vizitës dy-ditore në Korenë e Veriut, të dërguarit e posaçëm të Koresë së Jugut do të vijnë në Shtetet e Bashkuara për të informuar zyrtarët amerikanë për diskutimet e tyre në Phenian.
Duke dërguar delegacionin në Phenian, zoti Moon kërkon t’i përgjigjet në mënyrë reciproke vendimit të Kim Jong Unit, i cili dërgoi një delegacion të lartë, përfshi motrën e tij Kim Yo Jong, në Lojrat Olimpike të muajit të kaluar në Piongçang. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251