LAJMI I FUNDIT:

Vandalizohet përsëri xhamia në Bremen të Gjermanisë

Vandalizohet përsëri xhamia në Bremen të Gjermanisë

Xhamia Fatih në Bremen të Gjermanisë, e lidhur me bashkësinë Opinioni Kombëtar i Komunitetit Islam (IGMG) për të dytën herë brenda gjashtë muajve është bërë objekt i sulmeve, shkruajnë mediat lokale, përcjell Telegrafi.

Ashtu si në shtator, njerëz të panjohur i kanë shkruar në muret dhe derën e xhamisë fraza ofenduese dhe anti-islame. Sulmuesit kanë shkruar shprehje të ngjashme edhe në muret e qendrës arsimore, e cila është në ndërtim e sipër në pjesën e pasme të xhamisë.

Kryetari i shoqatës së xhamisë Fatih, Zekai Gumus, duke tërhequr vëmendjen se xhamia e cila është xhamia e parë dhe me një minare në Bremen ka qenë objektiv i sulmeve raciste, ka rikujtuar se edhe gjashtë muaj më parë ka patur një sulm ndaj xhamisë.


“Komuniteti ynë është shumë i shqetësuar. Xhamia jonë ishte në shënjestër për të dytën herë në vetëm gjashtë muaj nga një sulm anti-islamik. Kjo na habit”, tha ai.

Sipas tij, sulmi i fundit ka një ngjajshmëri me atë të parin.

“Policia e Bremenit u informua dhe është duke e hetuar rastin”, tha policia.

Në natën e 24 shtatorit 2017, fasada e xhamisë u mbulua shkrime të ndryshme dhe përveç kësaj ishin gjetur fishekzjarre të djegura jashtë xhamisë dhe në kutinë postare të saj. /Telegrafi/