LAJMI I FUNDIT:

12 persona të lënduar nga aksidenti i autobusëve

12 persona të lënduar nga aksidenti i autobusëve

Një aksident trafiku në mes dy autobusëve ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dymbëdhjetë persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht, duke e therur me thikë viktimën mashkull.


Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/