LAJMI I FUNDIT:

Lil Wayne ndiqet nga më shumë se 7.6 milionë fansa, por ai ndjek vetëm një – ajo është shqiptarja Molly Qerim

Lil Wayne ndiqet nga më shumë se 7.6 milionë fansa, por ai ndjek vetëm një – ajo është shqiptarja Molly Qerim
(Foto: Instagram/Getty Images)

Dwayne Michael Carter Jr., i njohur me emrin artistik Lil Wayne, është reper i njohur amerikan, i cili numëron mbi 7.6 milionë ndjekës në profilin e tij në Instagram.

Mirëpo, ka tërhequr vëmendje fakti se ai ndjek vetëm një dhe emri i saj është Molly Qerim.


Molly Qerim është një spikere sportive dhe moderatore në emisionin First TakeESPN. Ajo ka qenë nikoqire e emisioneve të mëngjesit NFL AM dhe NFL Fantasy Live. Po ashtu në të kaluarën ka punuar si reportere për NFL Network.

(Foto: Instagram/MollyQerim)

Molly, e cila këtë vit mbush 34 vjet, ka origjinë shqiptare dhe italiane. Ajo ka lindur në New Haven të Connecticut dhe ka diplomuar në Universitetin e Connecticut në Komunikim dhe Administrim Biznesi.

Më vonë ka marrë diplomën master në Universitetin Quinnipiac në Gazetarinë Transmetive. Ajo e ka fituar çmimin Emmy për punën e saj në Fantasy Football Now.

(Foto: Instagram/MollyQerim)

Në vitin 2011, therichest.com e kishte renditur në vend të shtatë në listën e “10 gazetareve më të bukura sportive”.

Po ashtu, një vit më pas, Bleacher Report e kishte përfshirë në listën e “20 gazetareve më të bukura sportive të vitit”. Molly ishte renditur e 14-ta në listë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/MollyQerim)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

U tha se ka kryer marrëdhënie me Ilnisën brenda Big Brother, flet Meriton Mjekiqi

Magazina
Blero ia lë fajin vetes për ndarjen nga Afrona Dika - i kërkon falje publikisht

Blero ia lë fajin vetes për ndarjen nga Afrona Dika - i kërkon falje publikisht

Magazina
E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

E gjithë vëmendja tek vajza e Monika Belluccit, shkëlqeu në paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris

Magazina
Pas 30 vitesh, Eddie Murphy i rikthehet rolit që e bëri të famshëm

Pas 30 vitesh, Eddie Murphy i rikthehet rolit që e bëri të famshëm

Magazina
Egla Ceno i kundërpërgjigjet aktorit Gentian Zenelaj: Më ka surprizuar për keq

Egla Ceno i kundërpërgjigjet aktorit Gentian Zenelaj: Më ka surprizuar për keq

Magazina
“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

Magazina
Kalo në kategori