LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, SASHK kërkon vazhdimin e kontratave të punëtorëve në çerdhe

Maqedoni, SASHK kërkon vazhdimin e kontratave të punëtorëve në çerdhe

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kërkon nga organet kompetente që të zgjidhin problemin me të punësuarit nëpër çerdhe të cilëve nuk u është vazhduar marrëveshja e punës.

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov thotë se anëtarëve të saj iu është ndërprerë kontrata pa asnjë lloj shpjegimi, ndërkaq në vend të tyre janë punësuar persona pa aspak përvojë pune ose me përvojë shumë të shkurtër.


Fjala është për çerdhe të caktuara në Probishtip, Veles, Shtip, Manastrit, Ohër dhe Prilep. Të revoltuar, përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit kërkojnë nga institucionet përgjegjëse shpjegim dhe zgjidhje të këtij problemi.

Nga MPPS thonë se javën e kaluar është siguruar aprovim edhe nga Ministria e Financave për 486 punësime të cilat duhet t’i realizojë komuna përkatëse./Telegrafi/