Dita Ndërkombëtare e Gruas gjatë viteve të fundit është bërë si një lloj feste shumë e njohur pothuajse në të gjithë botën e sidomos në Evropë.
Kjo festë fillimisht është shfaqur si një protestë politike e grave nga e gjithë bota për të kërkuar të drejtat e tyre, barazinë, demokracinë dhe paqen. Me kalimin e kohës, motivet politike filluan të zëvendësohen edhe me motive festive dhe 8 marsi tani u bë një festë zyrtare e gjinisë femrore.
Tani kjo festë e bukur pranverore festohet nga një numër i madh i grave në botë dhe është e zakonshme që në këtë ditë burrat dhe fëmijët të japin lule, kartolina me poezi, çokollata dhe dhurata të tjera të këndshme për nënat, gratë, gjyshet, motrat dhe vajzat e tyre.
Dita Ndërkombëtare e Gruas nëpër botë:
Sipas ligjit kinez, në Kinë gratë kanë të drejtën e një gjysmë dite pushimi në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Islanda ka në plan të futë Standardin e Barazisë në Pagë, i cili do t’i kërkojë punëdhënësve me më shumë se 25 punonjës për të siguruar që ata do të japin pagë të barabartë për punën e njejtë si femrave ashtu edhe meshkujve. Nëpërmjet kësaj, vendi shpreson të çrrënjosë hendekun gjinor të pagave.
Ndërsa në Rusi, Dita Ndërkombëtare e Gruas është një ditë pushimi. Në kompani dhe organizata një ditë para 8 Marsit, të gjitha gratë marrin lule dhe dhurata të vogla të paharrueshme nga bashkëpunëtorët dhe kolegët e gjinisë mashkullore.
Ashtu si shumë vende të tjera Dita e Grave edhe në Indi festohet me entuziazëm të madh. Gjatë kësaj dite organizohen aktivitete të ndryshme si tubime masive, seminare, dokumentarë dhe shfaqje televizive. Gjithashtu organizata të ndryshme punojnë drejt edukimit të vajzave dhe të drejtave të tyre.
Në Norvegji Dita Ndërkombëtare e Gruas është e ndarë nga ajo e nënës mirëpo pavarësisht kësaj që të dyja janë festa shumë të rëndësishme në atë shtet. Norvegjia njihet si një vend që punon mbi të drejtat e femrave, barazisë gjinore dhe paqes. Dita e Nënës është dita më e ngarkuar e vitit për restorantet dhe dyqanet anembanë vendit. Familjet përgatitin një tortë të ve֛çantë të quajtur “NORWEGIAN BLØTKAKE” dhe shumë qytetarë i përgatisin dhe dërgojnënënave mëngjesin në shtrat.
Si në shumë vende të botës 8 Marsi festohet edhe në Kosovë që një kohë të gjatë. Gratë pranojnë dhurata nga më të ndryshmet, por duket se lulet janë zgjedhja e preferuar për shumicën. Gjatë kësaj date zhvillohen aktivitete të ndryshme dhe femrat nuk e festojnë vetëm me familjen por edhe me shoqërinë.
Prandaj këtë ditë të veçantë bëjeni atë të ndihet e lumtur, një lule është më e pakta që mund t’i dhuroni për të parë buzëqeshje në fytyrën e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare