LAJMI I FUNDIT:

AKI hapë konkurs për ‘spiunë’, tregon kushtet për aplikim (Dokument)

AKI hapë konkurs për ‘spiunë’, tregon kushtet për aplikim (Dokument)

Agjencia Kosovare për Inteligjencë –AKI ka hapur një konkurs të ri.

Përmes një njoftimi ata po kërkojnë persona me aftësi menagjeriale, administrative dhe profesionale.


Kërkohen aftësi edhe të  inteligjencës-kërkimit, e njohës të fushës kibernetike.

Kriteret dhe kualifikimet tjera më specifike për secilën pozitë janë të klasifikuara dhe të parapara me rregullat e brendshme.

Kandidatët duhet të plotësojnë edhe kushtet për punësim në AKI si më poshtë:

Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

Të jenë mbi moshën 18 vjeçare;

Të kenë kualifikimet e duhura arsimore dhe profesionale të përcaktuara me rregullat e brendshme;

Të kryejnë ekzaminimin mjekësor të kërkuar për pozitë;

Të jenë të liruar nga shërbimi ushtarak;

Të jenë të aftë të plotësojnë kërkesat e sigurisë nga legjislacioni në fuqi për AKI;

Punësimi është me afat të pacaktuar pas përfundimit me sukses të periudhës provuese bazuar në Ligjin për AKI, rregullat dhe procedurat e brendshme.

Procesi i brendshëm i përzgjedhjes është i klasifikuar dhe përbëhet nga disa faza të selektimit dhe testimit, me ç ‘rast kandidatët mund tu nënshtrohen edhe kushteve specifike për punonjës të AKI, përfshirë edhe procedurën e verifikimit të sigurisë.

Konkursi do të jetë i hapur tridhjetë (30) ditë kalendarike.

AKI bën apel që aplikimi të jetë diskret, në rastet e aplikimit on-line të kujdeseni që aplikimi të mos bëhet nga IP adresa që identifikon lehtë vendqëndrimin tuaj të përhershëm. /Telegraf

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Një grua në Gjilan grabitet dhe dhunohet nga dy të panjohur, ajo ishte duke ecur rrugës me djalin e saj

Kronika e Zezë
Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Rrebeshe shiu e breshëri sot në Kosovë

Lajme
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terroristëve nga Banjska

Siguri
​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet

​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen - MSH sqarohet

Shëndetësi
Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano

Pas takimit në Athinë, kryeministri Rama mbledh sot bashkatdhetarët në Milano

Lajme
Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes

Rrahje mes vëllezërve në Gjakovë, lëndohet nëna gjatë ndërhyrjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori