LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kuvendi është vonë, nuk po zë hapin me zhvillimet

Krasniqi: Kuvendi është vonë, nuk po zë hapin me zhvillimet

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës tha të enjten se Kuvendi i Kosovës duhet të racionalizoj kohën e vet dhe këtë më së miri mund ta bëjë duke iu shmangur debateve populiste që të vetmin qëllim kanë protagonizmin individual.

Ai tha se sot Kuvendi mban debat parlamentar për Raportin 100 ditësh të Qeverisë, si dhe interpelancë për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar me 70 ditë vonesë.

“Sot Kuvendi mban debat parlamentar për Raportin 100 ditësh të Qeverisë, si dhe interpelancë për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar – 70 ditë vonesë. Dje nuk u arrit të hedhet në votim Demarkacionin me Malin e Zi – tre vite vonesë. Në Kryesinë e Kuvendit sërish u bllokua kalimi i Rregullores së Punës së Kuvendit – gjashtë vite vonesë”, tha Krasniqi.


Ai më tej tha se në komisionet parlamentare janë grumbulluar 52 projektligje të cilat presin shqyrtim, ndërsa Kuvendi deri më tani ka miratuar vetëm shtatë ligje.

Krasniqi u shpreh se Kuvendi duhet të racionalizoji kohën e vet dhe këtë më së miri mund ta bëjë duke iu shmangur debateve populiste që të vetmin qëllim kanë protagonizmin individual. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori