James Griffiths
Njoftimi i të dielës se Kina do heqë afatet kohore për mandatin e presidencës i hap rrugë Xi Jinping të udhëheqë vendin pafundësisht. Sidoqoftë, analistët paralajmërojnë se çfarë dukej në fillim si demonstrim i pushtetit absolut, aktualisht mund të jetë një shenjë e dobësisë, me Presidentin Xi që me sa duket nuk është i gatshëm të lejojë ngritjen e një rivali potencial politik.
Kjo mund të çojë në destabilitet në të ardhmen në vendin më të populluar të botës, ndërsa pasuesit e mundshëm kërkojnë pushtet brenda Partisë Komuniste, të dominuar plotësisht nga 64 vjeçari Xi Jinping.
Dhe autoriteti i tij absolut gjithashtu do ta lërë të pambrojtur ndaj fajit absolut në rast të një krize ekonomike ose krize politike të jashtme, kjo e fundit mund të jetë më e mundshme pasi sundimi i Xi Jinping deri tani është karakterizuar nga një politikë ushtarake dhe diplomatike ndërsa Kina kërkon të futet në vakumin e pushtetit të lënë në Azi nga Uashingtoni i tërhequr.
Pas vdekjes së Mao Zedong në 1976-në prag të Revolucionit Kulturor, gjatë të cilit dhjetëra mijëra njerëz u vranë dhe vendi u shkatërrua nga lufta civile – pasuesit e tij u larguan nga sundimi i një personi drejt një sistemi konsensusi ku pushteti u nda mes një grupi zyrtarësh të lartë të Partisë.
Kjo rezultoi në një kalim pushteti relativisht të drejtpërdrejtë nga Presidenti Jiang Zemin tek Hu Jintao dhe tek Xi Jinping, pasi secili prej tyre qeverisi për dy mandate pesë-vjeçare.
Sidoqoftë në fillim të mandatit të parë të Xi Jinping, u bë e qartë se ai do kërkonte ta ndryshonte këtë trend. Ai u deklarua si lideri kryesor i Partisë, dhe media shtetërore filloi të ndërtonte imazhin e tij publik.
Kjo arriti kulmin me doktrinën e re politike zyrtare “Mendimi i Xi Jinping” e cila u shtua në kushtetutën e Partisë vitin e kaluar në një takim të rëndësishëm në të cilin Xi nuk dominoi një pasues të mundshëm, duke shtuar spekulimet se ai do vazhdonte të udhëhiqte përtej 2023.
Sakaq shumica e ekspertëve mendojnë se ka përçarje brenda Partisë Komuniste- siç janë të ashtuquajturit “Klika e Shangait” rreth ish presidentit Jiang Zemin. Disa argumentojnë se fushata anti-korrupsion e Xi-së në vetvete është një mjet për të luftuar armiqtë dhe rivalët potencialë brenda partisë.
Sipas analistëve, njoftimi i të dielës i dërgon mesazhin armiqve të Xi-së në krye të partisë, të cilët janë goditur nga fushata anti-korrupsion, se ai nuk do largohet nga pushteti. Megjithatë kjo mund të rezultojë në një reagim nga brenda partisë, pasi ata që shpresonin t’i shpëtonin stuhisë së Xi-së tani nuk kanë alternativë tjetër veçse të luftojnë kundër tij për të mbrojtur veten.
Afatet e mandateve jo vetëm që kufizojnë pushtetin e udhëheqësve individualë por i japin elitave të tjera ngushëllimin se do të ketë një mundësi për të ndryshuar ‘status quo’ pas dy mandateve. Duke hequr këtë afat, Xi kërkon të jetë në gjendje të kontrollojë dhe neutralizojë kundërshtarët e tij. Megjithatë kjo mund të shkaktojë nivele më të mëdha të represionit, si në shoqëri ashtu edhe brenda shtetit-partiak. Pak nga ky represion u shfaq menjëherë pas njoftimit të së dielës, kur diskutimet dhe kritikat në mediat sociale kineze shumë shpejt u censuruan dhe kontrolluan.
Një term që u censurua plotësisht ishte “Yuan Shikai”, ish Presidenti i Republikës së Kinës i cili shpërndau një parlament të zgjedhur në mënyrë demokratike në 1913 dhe shpalli veten perandor.
Një deklaratë e nënshkruar nga shumë disidentë të njohur kinezë, duke përfshirë ish liderët e protestës së Sheshit Tiananmen, Wang Dan dhe Wu’er Kaixi, gjithashtu ju referua mbretërimit jetë shkurtër të “Perandorit Hongxian”.
“Ne besojmë se heqja e afatit të mandatit është ekuivalenti i rikthimit te dinastisë perandorake nga Yuan Shikai, dhe është implementimi i një sistemi të ri perandorak. Historia ka treguar se sundimi suprem i përjetshëm dhe tirania janë të pandashme dhe do t’i sjellin katastrofa të mëdha vendit dhe popullit të tij” thuhet në deklaratë.
Ndërkohë që kontrolli i menjëhershëm i pushtetit të Xi-së lë pak vend për dyshime, pasi i jep mundësinë të zbatojë reformat dhe politikat që ai dëshiron, sipas analistëve, ai do ketë shumë pak mundësi të shmangë fajin.
Sakaq një test kyç mund të vijë jashtë Kinës. Lidershipi i Xi-së në politikat e jashtme dhe ushtarake të Kinës është shumë i qartë.
Në Detin e Kinës Jugore, Pekini ka vazhduar militarizimin e ishujve, shkëmbinjve nënujorë dhe ishujve, në kundërshtim me një vendim të gjykatës ndërkombëtare. Kohët e fundit Kina ka kërkuar të rrisë influencën e saj ushtarake dhe ekonomike në Azinë Jugore.
Nën drejtimin e Xi-së, Kina gjithashtu ka marrë një qëndrim më të ashpër në Tajvan. Pekini e konsideron ishullin e vetëshpallur pjesë të territorit të tij dhe nuk ka përjashtuar veprime ushtarake për ta rimarrë atë.
Analistët paralajmërojnë se nëse ekonomia kineze do ketë rënie ose në rast të një krize politike të huaj si Tajvani, fuqitë politikë të Xi-së shumë shpejt mund të kthehen pengesa.
Për momentin, Xi Jinping është i vendosur të udhëheqë Kinën deri sa të vdesë ose të vendosë të japë dorëheqjen. /CNN/Përktheu për BalkanWeb: Aleksandra Kola/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Martohen në Las Vegas aktori Ylber Bardhi dhe stilistja Albina Dyla
Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian