LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Demarkacioni, tani është momenti për të vepruar

Hahn: Demarkacioni, tani është momenti për të vepruar

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, e ka bërë të qartë se ratifikimi i Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës dhe thotë se tani është momenti për të vepruar.

Hahn, i cili po qëndron në Prishtinë bashkë me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një shkrim në rrjetin social Twitter, Johannes Hahn, ka shkruar për debatin që e zhvilluan më herët në Bibliotekën Kombëtare.


“Gjatë dialogut me qytetarët në Prishtinë: kriteret e liberalizimit të vizave janë të përshtatura. Vendimtar është trajtimi i dy kritereve të mbetura. Demarkacioni i kufirit nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës. Tani është momenti për të vepruar”, ka shtuar Hahn. /Telegrafi/