LAJMI I FUNDIT:

Skadon afati për dorëzim të llogarive vjetore për subjektet juridike në Maqedoni

Skadon afati për dorëzim të llogarive vjetore për subjektet juridike në Maqedoni

Afati për dorëzim të llogarive vjetore për personat juridikë skadon sot, ndërsa ushtruesit e pavarur të veprimtarive mund t’i parashtrojnë llogaritë vjetore deri më 15 mars të këtij viti në formë të shkruar dhe elektronike, informon Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë.

“Për subjektet të cilat zhvillojnë kontabilizëm konform Ligjit për shoqëri tregtare, afati për parashtrim të llogarive vjetore dhe raportet financiare në formë elektronike është deri më 15.03.2018, ndërsa tregtarët e mëdhenj dhe të mesëm janë të detyruar ta dorëzojnë llogarinë vjetore deri te Regjistri Qendror vetëm në formë elektronike”, thonë nga Regjistri Qendror.

Potencojnë se Regjistri Qendror sot dhe nesër do të punojë nga ora 7:00 deri në 21:00, ndërsa në zyrat rajonale në Makedonski Brod, Vinicë, Berovë dhe Dellçevë orari i punës do të jetë prej 8:00 deri 16:00.


Në Kratovë, Krushevë, Demir Hisar, ku Regjistri Qendror nuk ka zyra, pranimi i llogarive vjetore do të kryhet sot dhe nesër nga ora 8:00 deri në 16:00 edhe atë në Kratovë dhe në Demir Hisar në hapësirat e komunës, ndërsa në Krushevë në hapësirat e UNI bankës./AIM/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori