LAJMI I FUNDIT:

Greenberg: Ndeshje nga e cila duhet të mësojmë

Greenberg: Ndeshje nga e cila duhet të mësojmë

Përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg, pas ndeshjes kundër Lituanisë ka thënë se kjo duhet të jetë mësim për lojtarët e tij. 

Ai ka shtuar se Kosova e ka parë se si luhet në një nivel të tillë basketbolli.


“Uroj Lituaninë së pari për fitore. Ndeshja ka qenë mësim për lojtarët tanë. Kjo lojë ka treguar se si duhet të luash nëse dëshiron të fitosh në nivel të tillë ndeshjesh.

“Ne po bëjmë hapat e para si ekip, duke qenë në mesin e 32 ekipeve më të mira të kontinentit. Kemi shumë rrugë përpara. Të mos harrojmë, sonte kemi qenë pa dy fundorët më të mirë të ekipit (Dardan Berisha dhe Scott Bamforth)”.

“Me këta dy, në nëntor, në çerekun e tretë kemi qenë vetëm tre pikë prapa Lituanisë. Në anën tjetër, sonte Lituania ka bërë çfarë ka dashur, ka provuar gjithçka dhe i ka ka arritur”, ka deklaruar trajneri pas ndeshje.

Kosova tash pas katër dueleve të para në Grupin C ka regjistruar katër humbje dhe është e fundit në grup, pas Lituanisë, Polonisë dhe Hungarisë.

Në dy duelet e fundit, Kosova do të luajë si vendase ndaj Hungarisë dhe Polonisë. Më 28 qershor ndaj hungarezëve, ndërsa më 1 korrik ndaj polakëve.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori