LAJMI I FUNDIT:

Allagjozovski: Disa projekte kontestuese të programit vjetor të Ministrisë së Kulturës janë tërhequr

Allagjozovski: Disa projekte kontestuese të programit vjetor të Ministrisë së Kulturës janë tërhequr

“Pjesa më e madhe e programit vjetorë të kulturës janë shfuqizuar me largimin e projekteve nga pjesmarrësit, ndërsa për disa nga rastet është e nevojshme mendim nga ana e Komisionit Anti-Korrupsion”, deklaroi sot ministri i Kulturës, Robert Alagjozovski.

Duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ministri Alagjozovski deklaroi se procedura e apelit do të jetë mundësi për të adresuar pakënaqësi tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Pas shumë vitesh neglizhencë, ishte e guximshme të shpallen rezultatet dhe shumat e miratuara nga një konkurs me vlerë më të madhe se 5,000 euro të regjistruara dhe mbi 2,500 projekte të miratuara. Disa projekte kontestuese nuk e kalojnë një përqindje të caktuar në drejtim të financimit. Këto nuk janë të mjaftueshme për 20 projekte dhe mendoj se është një rezultat i mirë dhe diferencë e vogël për një proces kaq të madh, mendoj se programi është i mirë dhe do t’i zgjidhim të gjitha parregullsitë deri në fund”, deklaroi Alagjozovski./Telegrafi/