Të gjithë duhet ta shohin “Darkest Hour”
Filmi i ri “Darkest hour” ofron anën diplomatike të një tjetër filmi aksion të kohëve të fundit, “Dunkirk”. Kështu shkruan historiani amerikan, Victor Davis Hanson, në lidhje me filmin më të fundit që i kushohet Kryeministrit britanik, Winston Churchill, gjatë pushtimit të Francës prej nazistëve, në maj 1940.
Filmi ndjek Churchillin, rol që e luan Gary Oldman, në fillimet e Luftës së Dytë Botërore.
“Paraardhësi i Churchillit, shëndetligu Neville Chamberlain kishte humbur besimin e popullit anglez dhe qeverisë britanike. Qasja e tij e zbutjes kundrejt Adolf Hitlerit dhe nëntë muajt e parë katastrofikë të Luftës së Dytë Botërore, dukej se pothuaj e kishin dënuar Britaninë e Madhe me disfatë.
Churchillit iu kërkua të bëhet Kryeministër, pikërisht në ditën kur Hitleri pushtoi Francën, Belgjikën dhe Holandën. Ushtritë e të tre demokracive – të treja së bashku, më të mëdha se forcat e armatosura të Gjermanisë – u gjunjëzuan brenda pak ditësh apo javësh.
Problemi madhor i Churchillit nuk ishte të shpëtonte vetëm ushtrinë britanike, por të përballej me realitetin që, me pushtimin gjerman të Evropës, perandoria britanike nuk do të kishte më aleatë. SHBA ishin të vendosura me çdo kusht që të mbeteshin neutralë. Brenda pak ditësh pasi Churchilli mori detyrën, gjithë ai që sot është Bashkimi Evropian, do të kish qenë në duart e Hitlerit. Ora më e errët e merr titullin nga depresioni që ishte përhapur në të gjithë qeverinë britanike.
Chamberlain dhe politikani konservator, Edward Wood e konsideronin Churchillin të çmendur, për faktin që kish besuar se Britania e Madhe mund të mbijetonte.
“Darkest Hour” zhvillohet pothuaj ekskluzivisht në mjedise të mbyllura në seancat e Parlamentit, takime private dhe skena mes Churchillit dhe bashkëshortes së tij brilante, Clementine. Por dialogu është imponues, aktrimi i shkëlqyer.
Interpretimi madhështor që Gary Oldman i ka bërë Churchillit duhet të jetë fitues Oscar-i. Oldman u kujton brezit të të rinjve që i ka zënë një amnezi globale se pothuaj 80 vjet më parë, sfida kokëfortë e një anglezi viktorian 66-vjeçar shpëtoi qytetërimin perëndimor nga barbaria naziste. Amerikanët duhet ta shohin “Darkest Hour” për arsye që shkojnë përtej interpretimit dhe dramës.
Me të drejtë mendojmë se industria amerikane dhe krahu i punës sovjetik fituan Luftën e Dytë Botërore. E megjithatë shumë shpesh, amerikanët harrojnë ingredientin e tretë themelor: udhëheqësin britanik, kurajon e tij dhe profesionalitetin ushtarak”. / Bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës