LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shtatë pikat e reformave në kulturë

Maqedoni, shtatë pikat e reformave në kulturë

Parlamenti është hallka e fundit nëpër të cilën do të kalojnë dy dokumentet e hartuara nga Ministria e Kulturës, Strategjia dhe Plani i veprimit për zhvillimin e kulturës gjatë 2018-2020. Dokumente këto me të cilat fillon në praktikë procesi i reformave themeltare, ristrukturimi dhe rinovimi i të gjithë sistemit kulturor.

Decentralizimi, trashëgimia, mbështetja e sektorit civil dhe kulturor të pavarur, reforma në ministri dhe institucione, sistemin e financimit, e të tjera janë disa prej hapave konkretë reformues dhe segmentet kyçe që u prezantuan nga ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski pas seancës në Qeveri ku u miratuan të dy këto dokumente.

Decentralizimi i kulturës, renditet i pari dhe përfshin mbështetjen nga ana e ministrisë të të gjitha iniciativave që vijnë nga komunat për të themeluar institucione të reja kulturore duke rritur kështu numrin e qendrave të kulturë në kompetenca të tyre. Një prej mënyrave është shndërrimi i institucioneve nacionale në lokale, kalim ky që do të bëhet pas analizave nga Ministria e Kulturës të resurseve lokale të financimit për të mos cenuar kontuinitetin e jetës kulturore, krijimin e kushteve fiskale dhe rritjen e buxhetit komunal përmes bllok – granteve për kulturën .


I gjithë ky proces decentralizimi synon shtrije më të gjerë territoriale dhe akses më të madh tek zhvillimet kulturore. Një segment tjetër i reformave është sektori i trashëgimisë, për të cilën fillimisht pritet hartimi i një ligj të ri për mbrojtjen e trashëgimisë, spastrimin nga lista e atyre monumenteve dhe objekteve të projektit Shkupit 2014 të cilat nuk duhet klasifikohen si të mbrojtura me ligj. Edhe rrjeti i muzeve do të përfshihet nga reformat, një prej të cilave është kalimi i një pjese në kompetenca lokale. Mbështetja e sektorit civil dhe kulturor të pavarur radhitet e treta në planin e veprimit. Reformave i parapriu shtimi i një veprimtarie të re në Programin vjetor të 2018, me çeljen e konkursit për projekte interdisiplinare. Këtë vit pritet që të vazhdohet me financimin e praktikave bashkëkohore të pavarura interdisiplinare kulturore – artistike.

Reformat në vetë Ministrinë e Kulturës nënkuptojnë kalimin nga rolit i arbitrit në atë të rregullatorit të kornizave të përgjithshme të sistemit të kulturës dhe politikave kulturore. Ndërsa të gjitha institucionet e tjera në varësi të saj do të punojnë sipas një sistemi të ri financimi dhe buxheti të rezervuar. Reformat në veprimtarinë filmike, të paralajmëruara edhe muaj më parë do të pasqyrohen në zgjidhje të reja ligjore për të financuar Agjencinë e Filmit, por edhe në hartimin e një strategjie për zhvillimin e sektorit kinematografik. Bibliotekat po ashtu janë pjesë e reformave.

Ligji i veprimtarisë bibliotekare dhe ai i botimit do të ndryshojnë me akte nënligjore, së bashku me Klasifikimin nacional të trashëgimisë kulturore, ndërsa si pjesë e reformave do të jenë edhe procesi i digjitalizimit të fondeve bibliotekare dhe implementimi i tyre në bazat e qendrave të huaja digjitale, trajnimi i kuadrove, rikonstruktimi i vetë objekteve, e të tjera.

“Me këtë strategji synojmë jetësimin e vizionit tonë për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, decentralizimin dhe demetropolizimin e kulturës dhe akses për të gjithë shtetasit. Muajve të kaluar ndërmorëm një sërë aksionesh institucionale, falë të cilave stopuam degradimin e sistemit kulturor në shumë segmente, shpenzimin joproduktiv të parave të qytetarëve….Përpiluam një buxhet dhe kthyem borxhet dhe evituam kamatat e larta, sanuam objektet e kulturës dhe mundësuam projekte për një numër të madh aktorësh në kulturë. Sivjet kemi çelur një sërë procesesh për ristrukturimin e sistemit, në të cilat presim edhe pjesëmarrjen dhe kontributin e shoqërisë”, ka thënë ministri Allagjozovski./koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori