Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë–KOMF thekson se me kujdes të shtuar ka ndjekur ngjarjet e fundit në procesin mësimor në shkollat e Republikës së Kosovës, duke u karakterizuar me pengim të procesit mësimor nga greva e mësimdhënësve.
KOMF thotë ndërprerja e procesit mësimor si veprim është në kundërshtim të plotë me interesin më të mirë të fëmijëve.
“KOMF vë ne dijeni se procesi mësimor për asnjë arsye nuk guxon të ndërpritet nga asnjë akter brenda procesit mësimor dhe jashtë tij. Ndërprerja e procesit mësimor si veprim është në kundërshtim të plotë me interesin më të mirë të fëmijëve dhe cenon të drejtën për arsim e garantuar me instrumentet ndërkombëtare dhe aktet ligjore duke filluar nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve deri tek Ligji për Arsim Parauniversitar i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Ne si koalicion kuptojmë shqetësimin e drejtë dhe të ligjshëm të mësimdhënësve të cilët adresojnë pakënaqësitë e tyre ndaj çështjeve që lidhen me pozitën e tyre dhe procesin mësimor, por nuk mbështesim asnjë formë të protestës e cila paraqet pengesë për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Shfrytëzimi i fëmijëve gjatë orarit mësimor pengon procesin mësimor, shkakton ngecje në mësim tek fëmijët, krijon kushte që fëmijët gjatë orëve të protestës të hasin në konflikte dhe dhunë mes bashkëmoshatarëve dhe bredhje në pritje për fillim të mësimit”, thuhet më tej në reagim.
KOMF apelon tek institucionet vendore dhe institucionet arsimore që të bëjnë përpjekje të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për dalje nga kriza dhe mos t’i viktimizojnë fëmijët për realizimin e interesave të tyre, por të angazhohen në ngritje të cilësisë dhe përmirësim të kushteve për mësim brenda shkollave.
“Në si shoqëri duhet të angazhohemi fuqishëm për avancimin e kualitetit të mësimdhënies dhe mësimnxënies marrë për bazë vlerësimin e programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve ‘PISA’, i cili e ka radhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 72 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025