LAJMI I FUNDIT:

Ermal Meta, në vendin e parë të “Wiwibloggs” të Eurovisionit

Ermal Meta, në vendin e parë të “Wiwibloggs” të Eurovisionit

Si kurrë më parë shqiptarët kanë arsye që ta ndjekin për së afërmi festivalin evropian të muzikës, Eurovision.

E gjithë kjo në saje të tre artistëve shqiptarë, që do të përfaqësojnë tre shtetet të ndryshme.


Eleni Foureira është përfaqësuese e shtetit grek, Shqipëria do të prezantohet nga Eugent Bushpepa ndërsa italianët do të krenohen me Ermal Metën.

Ky i fundit sipas një sondazhi të bërë ueb-faqja online “Wiwibloggs”, shihet se në vendin e parë pozicionohet Ermal Meta dhe Fabrizio Moron, ku kanë marrë besimin me më shumë se 3800 vota.

Ndërsa Eugent Bushpepa me këngën “Mall” renditet në vendin e katërt.

Sondazhi vazhdon të jetë i hapur dhe ndryshon nga dita në ditë, pasi në datën 8 shkurt ishte Eugenti që kryesonte renditjen.

Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Foureira - tre shqiptarë konkurrojnë këtë vit në Eurovision
Lexo po ashtu Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Foureira - tre shqiptarë konkurrojnë këtë vit në Eurovision

Ndryshe, ‘Eurovision 2018’ do të jetë edicioni i 63-të i Festivalit evropian të këngës, i cili për herë të parë do të mbahet në Portugali, pas triumfit të Salvador Sobral me këngën “Amar pelos dois” në garën e vitit të kaluar që u zhvillua në Kiev të Ukrainës.

Festivali do të zhvillohet në Altice Arena të Lisbonës dhe do të përbëhet nga dy gjysmëfinale, më 8 dhe 10 maj, dhe një finale më 12 maj 2018. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori