LAJMI I FUNDIT:

Udhëtonin me mina në veturë, arrestohen dy persona në Lezhë

Udhëtonin me mina në veturë, arrestohen dy persona në Lezhë

Policia e Lezhës arrestoi dy persona që dyshohet se përgatisnin dhe vendosnin mina me telekomandë.

Artur Popa, 46 vjeç nga Kukësi dhe banues në Kamëz, i dënuar më parë, dhe Valton Cala 30 vjeç nga Tirana janë kapur në hyrje të qytetit të Lezhës.


Në makinën e Çalës u gjetën 3 mina me telekomandë. Ata po udhëtonin në dy makina të veçanta kur u ndaluan nga policia. Ndërkohë që dy persona të tjerë, për të cilët policia nuk jep detaje janë shpallur në kërkim.

Policia sekuestroi edhe 14 telefona celularë gjatë operacionit dhe 3 fitila zjarr-përcjellës. Gjithashtu gjatë kontrollit 46-vjeçarit Popa iu gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mbajtja e bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori