Kosova më shumë eksporton para të gatshme se sa prodhimeve vendore, thonë njohësit e çështjeve ekonomike. Kjo gjë që e ka karakterizuar periudhën e pas-pavarësisë duhet të ndryshojë në të ardhmen.
Deficiti tregtar i Kosovës që nga periudha e pavarësisë gjithmonë ka qenë i lartë. Kosova eksporton shumë më pak mallra se të gjitha shtetet e rajonit, kurse sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, më së shumti eksporton para të gatshme.
“Definitivisht Kosova të vetmen gjë që është duke eksportuar është paraja e gatshme, por ajo çka duhet të theksoj është që nuk jemi duke eksportuar vetëm paranë e qytetarëve të Kosovës por edhe paranë e diasporës që për fat të keq që edhe ajo djersë e tyre është e gjykuar për t’u eksportuar, përkatësisht për të importuar mallra nga vendet në rajon e më gjerë”, ka thënë Gërxhaliu për Radio Kosova.
Ai ka shtuar se qytetarët e Kosovës si më të varfrit në rajon, në një aspekt janë duke punuar për të krijuar mirëqenie të qytetarëve tjerë në rajon.
“Po shihni një vend i varfër siç është Kosova është duke garantuar ose gjeneruar stabilitet social në vend, rajon dhe Evropë, kurse neve na mbetet varfëria dhe tërë ky mjerim me të cilin ballafaqohemi”, u shpreh ai.
Se vendi ynë edhe pas 10 vitesh pavarësi eksporton shumë më tepër mjete financiare se sa mallra, e thotë edhe kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha.
“Jo që nuk kemi kapacitete për të eksportuar, por që nga paslufta ekonomia e Kosovës, do të thotë institucionet janë fokusuar që të mbledhin të hyra nga dogana, e jo të krijojnë kushte për prodhim në Kosovë. Për këtë arsye ne shumë më tepër importojmë se sa prodhojmë dhe kjo ndikon në eksportin e parave, jo produkteve nga Kosova”, thotë Panxha.
Për të tejkaluar këtë situatë të pafavorshme sa i përket deficitit tregtar dhe eksportit të parave të gatshme, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se qarqet politike në Kosovë duhet ta kuptojnë realitetin që mbi interesat e shtetit nuk janë interesat partiake a politike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë