LAJMI I FUNDIT:

ICK hapë dyert e inkubatorit për bizneset e reja në fushën e teknologjisë

ICK hapë dyert e inkubatorit për bizneset e reja në fushën e teknologjisë

Për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Innovation Centre Kosovo (ICK) ka lansuar thirrjen e shtatëmbëdhjetë me radhë për ide biznesi në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Afati për aplikim mbyllet më 28 Shkurt 2018.

Ndërmarrësit e rinj dhe inovatorët me ide komerciale kanë mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit në ICK. Me përkrahjen e ICK-së ju do të mund të transformoni një ide të shkëlqyer në biznes të suksesshëm. Të filloni biznesin tuaj me përkrahje nga ICK është një përparësi e madhe për të depërtuar në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.


Bizneset startup që do të fitojnë të drejtën për tu bërë pjesë e inkubatorit do të përfitojnë edhe shumë shërbime të tjera si:

  • Qasja në Grante (varësisht nga shuma e mjeteve financiare në dispozicion)
  • Konsulencë dhe mentorim të vazhdueshëm
  • Qasje në rrjete të investitorëve ndërkombëtarë
  • Pjesëmarrje në konferenca vendore & ndërkombëtare, panaire dhe B2B
  • Zyre moderne me infrastrukturën përcjellëse dhe qasje 24/7
  • Trajnim & Punëtori profesionale për bizneset startup – zhvillim dhe planifikim të biznesit
  • Shërbime nga Amazon Web Service ne vlerë $5,000
  • Shërbime nga Microsoft BizSpark
  • Shërbime nga Sendgrid
  • Qasje në hapësirat e përbashkëta në ICK

Personat që kanë ide për biznese startup në fushën e TIK, ftohen që të aplikojnë online deri më 28 Shkurt 2018. Thirrja është e hapur edhe për kompanitë e regjistruara, por jo më të vjetra se 2 vite.

Qëllimi i ICK-së është që të përzgjedhë idetë e biznesit, të cilat janë inovative dhe konkurruese me tendenca të rritjes dhe shndërrimit në biznese të suksesshme.

Për më shumë informata në lidhje me këtë si dhe për të aplikuar online, kliko KËTU.

ICK financohet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori