LAJMI I FUNDIT:

Protesta e Einsteinit për vrasjen e albanologut Sufflay, në faqen e parë të The New York Times-it

Protesta e Einsteinit për vrasjen e albanologut Sufflay, në faqen e parë të The New York Times-it

Më 19 shkurt 1931, agjentët serbë vranë studiuesin dhe albanologun e madh kroat me origjinë hebreje, Milan Shuflaj (Milan Šufflay). Ata ia thyen kokën me vare, bastisën apartamentin e tij dhe vodhën dorëshkrimin Kodeksi Albanikus, Vëllimi i Tretë, një vepër madhore për historinë dhe kulturën shqiptare që nuk është gjetur më. Sipas të gjitha gjasave, vepra është shkatërruar nga organizatorët e vrasjes së tij.

Për të është shkruar shumë, po një ngjarje interesante ka qenë protesta publike për vrasjen e tij nga Albert Einstein dhe Heinrich Mann (shkrimtar dhe vëllai i të famshmit tjetër Thomas Mann), të cilët dënuan publikisht Beogradin për këtë krim. Letra e tyre u botua në faqen e parë të gazetës së njohur “The New York Times”.

Madje po ta shihni nga fotografia shoqëruese, kolona e tij është e para në numrin e ditës, të 5 majit 1931.


Letra e protestës që akuzonte drejtpërdrejt për terrorizëm mbretin jugosllav dhe klikën e Beogradit i drejtohej Ligës së të Drejtave të Njeriut, me qendër në Paris. Për Einsteinin dhe bashkënënshkruesin e letrës, vrasja makabre e albanologut shqiptar ishte një shembull më shumë e terrorizimit të inteligjencës kroate nga regjimi terrorist serbocentrik i Beogradit. /Ruben Avxhiu/illyriapress/

Në trend Kultura

Më shumë
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
PARAJA

PARAJA

Poezi
SKLLEVËR

SKLLEVËR

Poezi
PORTRETI

PORTRETI

MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Tarkovsky dhe pasioni

Tarkovsky dhe pasioni

Filmi
Kalo në kategori