Beko, është brendi kryesor i pajisjeve shtëpiake në Evropë njofton për vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit me FC Barcelona, që do të jetë fryt i shumë iniciativave të përbashkëta gjatë 3 sezoneve të ardhshme sportive.
Njoftuar në konferencën e përbashkët për shtyp në stadiumin Camp Nou të Barcelonës, kjo marrëveshje e re vendos Beko si partner kryesor dhe zyrtarisht i jep titullin Partner Zyrtar i Trajnimit i FC Barcelona ndërsa mbetet zgjedhja kryesore e FC Barcelona për pajisjet shtëpiake.
Nënkryetari i Koç Holding, konglomeratit më të madh të Turqisë dhe shoqëria mëmë e Beko, Ali Y. Koçi komenton: “Ne jemi të kënaqur të zgjerojmë marrëdhëniet tona me FC Barcelona, një nga klubet futbollistike më të mëdha në botë.
Beko, ashtu si FC Barcelona ka një histori krenare dhe afatgjate të përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar standardet dhe zhvillimin e inovacioneve të reja. Jo vetëm kaq, por ne besojmë se sporti ka një fuqi të pabesueshme për të sjellë njerëzit së bashku përmes vlerave të përbashkëta, shpirtit ekipor dhe sfidës për të përmirësuar veten çdo ditë. Prandaj, jemi krenar që kemi FC Barcelona në anën tonë, ndërsa përpiqemi të rritemi dhe të kemi sukses global gjithmonë e më të madh në vitet e ardhshme.
Beko ka zgjeruar vetëdijësimin e brendit të saj nëpërmjet klubit global të tifozëve të FC Barcelona, që arrinë diku rreth 300 milion anëtarë. Brendi gjithashtu gëzon të qenit një nga 3 sponsorët kryesorë në 13 vendet që udhëhiqen nga vendet e Evropës Lindore që kanë vetëdijen më të lartë të sponsorizimit. Që nga fillimi i sezonit 2014-2015, kur filloi mandati i parë i sponsorizimit, Beko u përcjell me një rritje të vazhdueshme në Spanjë dhe u bë njëri prej 3 brendeve kryesorë të tregut. Si brend i pajisjeve shtëpiake Beko ka rritur vetëdijësimin e brendit në veçanti në Azinë e Paqësorit, Lindjen e Mesme, Afrikën dhe Evropën Lindore.
Duke komentuar nënshkrimin e marrëveshjes Josip Maria Bartomeu, Presidenti i FC Barcelona, shton:
“Është vërtetë një nder që Beko dhe FC Barcelona mund të vazhdojnë atë që tashmë njihet si një partneritet i madh dhe i suksesshëm. Jemi të kënaqur që Beko do të bëhet Parneri Zyrtar i Trajnimit që ndihmon për të fuqizuar përditshmërinë në objektet tona të stërvitjes me gamën e tyre të pajisjeve shtëpiake. Një ndjenjë e përbashkët e ambicies, respektit dhe punës ekipore ndahet nga Beko ndërsa ne kërkojmë të rrisim brendet tona në nivelet më të larta në mbarë botën dhe unë pres që në 3 vitet e ardhshme të punojmë dhe të shohim se sa gjëra të mëdha mund të arrijmë së bashku”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EUdm3g4qUpY&feature=youtu.be
“JO VETËM NJË SPONSORIZIM POR NJË KAUZË SHOQËRORE”
Të dy këto brende gëzojnë vlera të përbashkëta, të rrënjosura në dëshirën për të bërë një ndryshim të vërtetë në jetën e njerëzve si në nivel global po ashtu edhe në atë lokal. Ky vision i përbashkët ka rezultuar në një iniciativë globale nga Beko, ‘Ushqehu si një kampion’, dhe sot Beko dhe FC Barcelona e shpallin Gerard Pique si një ambassador global për programin.
‘Ushqehu si një kampion’ synon të ndihmojë në trajtimin e epidemisë së obezitetit të fëmijëve duke ndihmuar kështu prindërit dhe fëmijët në rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm dhe duke ju treguar se me çfarë ushqehen heronjët e tyre në mënyrë që të performojnë në nivelet më të larta.
Ambasadori i Beko ‘Ushqehu si një kampion’ dhe ylli i FC Barcelona, Gerard Pique, komenton: “Unë jam i lumtur që jam një ambasador i një fushate kaq inovative dhe të rëndësishme. Pasi që karrierën time e fillova në një moshë shumë të hershme, unë arrita ta kuptoj rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm dhe tash si baba i dy fëmijëve, e ndjej rëndësinë edhe më shumë. Statistikat globale për obezitetin e fëmijëve janë tronditëse dhe nuk po tregojnë ndonjë shenjë përmirësimi, prandaj jam krenar që jemi duke punuar së bashku me Beko dhe klubin tim për të ndihmuar në trajtimin e kësaj çështjeje globale.
Rreth Beko
Beko është brend ndërkombëtar i produkteve shtëpiake në pronësi të Arçelik Group dhe një sponzor global kryesor i FC Barcelona. Beko ofron linjë të produkteve që përfshijnë pajisje të mëdha shtëpiake, kondicionerë dhe pajisje të vogla shtëpiake. Beko është brendi udhëheqës i pajisjeve shtëpiake në Evropë në sektorin e teknikës së bardhë dhe është brendi me rritjen më të shpejtë në tregun e përgjithshëm Evropian për periudhën 2000-2016.
Me pozitën udhëheqëse, Beko është njëri prej faktorëve më të rëndësishëm në tregun e pajisjeve shtëipiake në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbanë gjithashtu njërën prej pozitave më të larta në tregun Francez dhe Polak të teknikës së bardhë. Përveç kësaj, Beko është bërë brendi me rritjen më të shpejtë edhe në tregun Gjerman, tregu më i madh i teknikës së bardhë në Evropë, në 5 vitet e fundit me pothuajse trefishin e tregut.
Për më shumë informacion për Ushqehu si një kampion, ju lutemi vizitoni www.beko.com/eatlikeapro
Për më shumë informacione apo imazhe, ju lutem kontaktoni:
Ekipin global të Beko: Beko@mslgroup.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë