Gjithmonë duhet ta keni pranë vetes: Ndihma e parë kundër kollës së thatë!
Sezoni i ftohjeve dhe i gripit është në hovin më të madh, ndërkaq atë që kemi mundur ta vërejmë është që sezonin e sivjetmë të infeksioneve respiratore po e shoqëron edhe kolla e cila zgjat më shumë se sa në sezonin e kaluar me të cilin jemi mësuar.
Viruset ndryshojnë, andaj edhe simptomat dhe kohëzgjatja e tyre ndryshon, por në të vërtetë, një gjë mbetet e njëjtë – mënyrat e preventivës dhe të shërimit natyral, transmeton Telegrafi.
Preventiva është ilaçi më i mirë
Imunitet të fortë rrallë kush ka “vetvetiu”. Si edhe shumë gjëra, edhe sistemi i imunitetit duhet patjetër të ruhet dhe të shprehet në mënyrë që të mbetet i fortë dhe me sukses të na mbrojë nga infeksionet e sezonit.
Ushqimi është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm, andaj kushtoni kujdes që, së paku, para sezonit dhe në sezonin e infeksioneve respiratore të konsumoni mjaft pemë dhe perime, të cilat nëpërmjet vitaminave do t’ju sigurojnë sistem të mirë mbrojtës.
Hapi tjetër është shmangia e shprehive të cilat ju dobësojnë imunitetin – pirja e duhanit, gjumi i pamjaftueshëm, ushqimi i pashëndetshëm…
Gjithashtu përpiquni që të rrini larg personave të infektuar, lani rregullisht duart dhe shmangi prekjet e syve, hundës dhe gojës, posaçërisht nëse keni shfrytëzuar transportin publik apo keni prekur objekte me të cilat personi i infektuar ka pasur kontakt.
Nëse edhe përveç këtyre masave preventive vëreni që po ju “kapin” gripi apo ftohja, është me rëndësi që sa më parë të ndërmerrni veprimet më të nevojshme.
Ende vazhdoni t’i aplikoni shprehitë të cilat kanë të bëjnë me preventivën – ushqehuni shëndetshëm, shmangni pirjen e duhanit, alkoolin, racionet dhe pijet me shumë sheqer.
Mos i besoni lajthitjes që nëse jeni të ftohur nuk duhet të dilni nga shtëpia – së paku gjysmë ore kaloni në ajër të pastër, sepse natyra gjithësi na bën mirë.
Në këtë periudhë kritike, madje edhe nëse nuk i ndieni simptomat e para të sëmurjes, është mirë që në shtëpi të keni preparat të mirë për nxjerrjen jashtë të gëlbazës.
Nuk është mirë të lejoni t’ju mundojë kolla e padurueshme, derisa të mos shkoni në kontroll mjekësor – ndonjë shishe shurup, tabletë apo ndonjë pikë për inhalacion gjithmonë duhet të jetë në barnatoren tuaj shtëpiake, sepse kurrë nuk shfaqet i thatë, pastaj edhe kolla më ngacmuese. Do të jeni të kënaqur që i keni siguruar me kohë!
Preparati i mirë do të ndihmojë që ta zbusni ndjenjën e “gërvishtjes”, si edhe dhembjet në fyt dhe në mushkëri të cilat mund të shfaqen me rastin e nxjerrjes së sekretit të dendur gjatë kollës produktive.
Nëse me kohë i ndihmoni trupit tuaj që të lirohet nga sekrecioni i tepërt mund të pengoni pasojat serioze, siç janë bronkiti apo inflamacioni i mushkërive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit