LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, në blerjet online ka edhe tregti joligjore me armë

Maqedoni, në blerjet online ka edhe tregti joligjore me armë

Përdorimi i faqeve të internetit për shitblerje të gjësendeve sa shkon e rritet. Por shpesh herë ndodhë që në forumet e shpalljeve online të shiten armë dhe lëndë tjera të rrezikshme të cilat janë të ndaluara me ligj.

Nga MPB-ja thonë se Njësiti për tregti ilegale të armëve e monitoron shitblerjen e armëve online dhe kontrollon nëse shitësit kanë leje për armëmbajtje. Edhe pse nuk dhanë numër të saktë, nga MPB-ja thanë se shpesh herë kanë marrë masa duke ngritur edhe padi ndaj personave që në internet shesin armë pa leje.


Nga ana e këtij njësiti janë zbuluar persona të cilët shesin municion të armëve nëpër ueb faqe. Ndaj tyre janë ndërmarrë masa dhe është ngritur padi penale. Shpesh herë, në mënyrë ilegale shiten pistoleta për ndriçim dhe sinjalizues zëri.

Ndër shitblerjet online, të cilat janë ilegale hynë edhe lëndët narkotike. Zv.drejtori i Doganave, Lavdrim Veliu thotë se nëpërmjet shërbimit kargo, doganierët shpesh hasin edhe në substanca të ndryshme narkotike.

Veliu thotë se nëpër shërbimin kargo doganierët deri tani nuk kanë hasur në armë. Një gjë të tillë e kanë zbuluar vetëm nëpër pikat kufitare. Për personat të cilët pa leje të MPB-së mbajnë, shesin, apo i mundëson ndokujt që të vijë deri tek arma e pa lajmëruar, neni 396 i Ligjit për Armë parasheh nga 3 deri në 10 vjet burg./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori