LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se Kosova është në prag të anëtarësimit në BE dhe NATO

Haradinaj thotë se Kosova është në prag të anëtarësimit në BE dhe NATO

Kryeministri i  Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë shtetërore për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të organizuar nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë ceremoni, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore të Kosovës, ministra, deputetë, përfaqësues të jetës kulturore e akademike, mysafirë të shumtë nga e mbarë bota, ambasadorët e akredituar në Kosovë, kryeministri Haradinaj tha se është nder për të që t’i drejtohet të gjithë të pranishmëve, veçanërisht të shpreh respektin dhe falënderimin e tij për brezat që u flijuan për të drejtën tonë për të qenë të lirë dhe për të jetuar në shtetin tonë.


“I takojmë familjes së shteteve demokratike, diçka që çdo herë dhe çdo njëri nga ne e ndjejmë, e bartim me vete dhe e respektojmë thellë”, tha kryeministri Haradinaj, dhe shtoi se shqiptarët i ndjejnë dhe i kuptojnë të gjithë ata që bashkëjetojnë me ne në Kosovë, komunitetet etnike, duke punuar intensivisht në thellimin e kohezionit të brendshëm.

Po ashtu kryeministri Haradinaj vlerësoi se qeveria e vendit e ka parasysh dhe nuk harron t’i kujtojë çdo herë vendimet e mëdha që kërkojnë implementim.

“Implementimi është suksesi i të gjithë neve dhe do të jemi të kujdesshëm e të vendosur që të implementojmë të arriturat tona, vendimet e marrura dhe njëkohësisht të dimë të gjejmë zgjidhje për të gjitha temat që na presin”, tha kryeministri Haradinaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri Haradinaj uroi 10 vjetorin e pavarësisë qytetarët e Kosovës, shqiptarëve kudo që janë.

“Uroj Bashkimin Evropian për anëtarin më të ri që po i troket në derë, uroj NATO-n për anëtarin më të ri që po bëhet gati dhe njëkohësisht gjitha kombet e lira të botës për anëtarin më të ri që po u vjen”, tha kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori