Ministrja e kulturës në Shqipëri, Mirela Kumbaro ka qenë në Gjirokastër për të parë nga afër pasojat e çarjes së murit të kalasë, të evidentuara pak ditë më parë.
“Konstatohet një zgjerim i çarjeve ekzistente me 1-1.5 cm. Natyrisht që çdo lëvizje që ndodh në terren reflektohet deri në lartësinë e mureve”, tha Kumbaro.
Ministrja theksoi se gjeologët kanë relatuar për ndryshime morfologjike të terrenit mbi të cilin është ngritur kalaja, ku konstatohen çarje ekzistente, ndërsa po punohet për projektin e ndërhyrjes dhe parandalimin e avancimit të këtyre çarjeve të hershme.
“Inxhinierët janë duke punuar për të bërë projektin e ndërhyrjes së fortifikimit dhe parandalimi i këtyre krisjeve që nuk janë të reja, e theksoj”, shpjegoi Kumbaro.
Arkitekti dhe restauratori Agron Doraci, ndonëse e cilësoi situatën të rrezikshme, theksoi domosdoshmërinë e sistemimit të ujërave për shmangien e lagështisë në muret e kalasë, si një ndër faktorët dhe pasojat negative në të.
Thellimi i çarjeve në pjesën Juglindore të murit të kalasë së Gjirokastrës, ngriti alarmin për rrezikun e shembjes së saj si pasojë e erozionit dhe lëvizjeve tektonike që kanë përkeqësuar situatën. /Top Channel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit