LAJMI I FUNDIT:

‘Ofshama’ e Zake Prelvukajt! Piktorja që përcjell mesazhe të fuqishme me anë të veprave të artit (Foto)

‘Ofshama’ e Zake Prelvukajt! Piktorja që përcjell mesazhe të fuqishme me anë të veprave të artit (Foto)

Piktorja Zake Prelvukaj, mbrëmjen e 5 shtatorit promovoi ekspozitën e saj më të re me piktura në Galerinë e Arteve, në Prishtinë.

“Ofshamë”, është titulluar ekspozita e saj e re, e cila që nga titulli i përshtatet veprave të prezantuara, të cilat kanë përçuar një mesazh mjaft të fuqishëm.


Në një prononcim për Telegrafin, Prelvukaj flet rreth ekspozitës së saj të re, duke treguar pak edhe qëllimin e pikturave, dhe punën për realizimin e tyre.

“Sapo kam bërë promovimin e ekspozitës sime më të re, të titulluar “Ofshamë”, në të cilën kam sjell rreth 36 punime gjithsej. E kemi emëruar “Ofshama” së bashku me Nora Weller, një bashkëpunëtore e imja, e cila jeton në Kembrixh. “Ofshama” si ekspozitë është një cikël më vete, në të cilën kam sjell piktura të cilat i kam realizuar ndër vite”, tha Zake Prelvukaj për Telegrafin.

Përbrenda ekspozitës “Ofshamë” të piktores Zake Prelvukaj

Në vazhdimin e bisedës, piktorja e njohur rrëfen për thelbin e “Ofshamës”, punime të cilat vijnë pa tabu, për të përçuar mesazhin e fortë përbrenda tyre.

“Përmes veprave të mija jam munduar të përçoj gjithnjë mesazhe. Të tilla kanë qenë disa nga veprat, ku në njërën nga to unë shfaqem si një femër nudo e mbuluar me ngjyrë, duke sfiduar opinionin tonë pa rrotulla, duke demonstruar ngjyrën, dhe duke shprehur lirinë e një vajze e cila është krejtësisht e pastër. “Ofshamë” do të thotë ulërimë, ofshajmë kur dhunohesh, kur bën mirë, kur martohesh, kur ke frikë, por ‘ofshama’ jonë e piktorëve është më interesantja, sepse mundohem ta shprehim në mënyrë figurative”, tregon më tej Prelvukaj.

Disa nga pikturat e ekspozitës

Data 5 shtator kishte rezervuar prezantimin e kësaj ekspozite, në të cilën nuk munguan shumë emra të njohur, për të cilët piktorja shprehet mirënjohëse që morën pjesë.

“Ka pas shumë të ftuar që kanë qenë prezent në prezantimin e ‘Ofshamës’, shumë politikanë, artistë e emra të njohura. Njëra ndër ta është edhe Inva Mula e cila ka ardhur posaçërisht për ekspozitën time. I falënderoj shumë sepse më kanë bërë të ndihem e lumtur pa masë. Ndjehem e nderuar”, përfundoi Zake Prelvukaj për Telegrafin.

Momente nga prezantimi i ekspozitës “Ofshamë” nga Zake Prelvukaj

Ndërkohë, ekspozita “Ofshamë” do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë dashamirësit e artit, deri më datën 5 tetor. /Telegrafi/

Shumë emra të njohur në promovimin e ekspozitës “Ofshamë” të Zake Prelvukajt

Në trend Kultura

Më shumë
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Armët e Skënderbeut janë edhe në Venecie!?

Armët e Skënderbeut janë edhe në Venecie!?

Kulture
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Thënie të Sokratit: Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit!

Thënie të Sokratit: Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit!

Fjala+
Kalo në kategori