LAJMI I FUNDIT:

Kumanovë, filloi rigjykimi për rastin e vdekjes së katërvjeçarit Almir Aliu (Video)

Kumanovë, filloi rigjykimi për rastin e vdekjes së katërvjeçarit Almir Aliu (Video)

Në gjykatën e Kumanovës filloi rigjykimi për rastin e vdekjes së katërvjeçarit Almir Aliu.

Seanca filloi me njoftimin e gjykatëses për refuzimin e kërkesës së palës mbrojtëse për tërheqjen e prokurores Suzana Kusigerska. Kjo kërkesë ishte parashtruar në seancën e kaluar, nga pala mbrojtëse, për shkak, siç u shprehen ata, qasjes së një anshme dhe selektive në gjithë procesin gjyqësor.

Në vazhdim avokati mbrojtës Asmir Alispahiq kërkoi nga gjykata që si dëshmitarë të thërrasë edhe një herë në pyetje vëllain e të akuzuarit Boban Iliç, Bojan Iliçin, si dhe Tanja Dimvokovskan.


Pala mbrojtëse gjithashtu kërkoi që edhe një herë të dëshmojnë dëshmitarët okularë Llokman Kadrija, Fuad Ibishi dhe Mehmet Jahja, kërkesë kjo e cila u refuzua gjatë gjykimit paraprak nga gjykatësja Maja Denkovska.

“Filluam në disa pjesë me leximin e procesverbaleve të vjetra duke konstatuar kundërshtimet tona në pjesë të caktuara të saj. Gjykatësja në një fazë të procedurës listën e dërguar shtësë të kolegut tim avokatit, Alispahiqit, një pjesë të konsiderueshme të tyre nuk i pranoi duke aluduar se janë të vonuara, ndërsa një pjesë i pranoi. U pranua marrja në pyetje edhe njëherë e vllait të Boban Iliçit, Bojan Iliç dhe të vajzës që dha deklaratë. Presim që në seancën e radhës këta të dy persona edhe njëherë të merren në pyetje nga ana e mbrojtjes së familjes Aliu, avokatit Asmir Alispahiç”, tha Ibrahim Bajrami, avokat i mbrojtjes.

Avokati Asmir Alispahiq prezantoi një listë me dëshmi, një pjesë e madhe e të cilave nuk u pranuan, e që nxiti një përplasje mes palës mbrojtëse dhe trupit gjykues. Avokati Alispahiq gjatë prezantimit të video-materialit nga aksidenti ku pësoi Almiri katërvjeçarë, bëri ankesë në lidhje me përshkrimin paraprak të videos. Ai kundërshtoi pjesën e përshkrimit në të cilin thuhet se një person nga jashtë veturës, ka nxjerrë me dhunë personin nga dera e djathtë e veturës.

“Në këtë video shihet se si personi që ndodhet ulur në karrigen e ndihmës-shoferit ka hapur derën nga brenda dhe ka dalë nga vetura. Në dorë ka pasur një mjet dhe me atë ka goditur personin që po qëndronte jashtë veturës në anën e djathtë”, tha Asmir Alispahiq, avokat i mbrojtjes.

Ndryshe rifillimi i seancës kryesore ka ardhur si pasoj e mos mbajtjes së seancave për mbi 90 ditë. Në lidhje me rastin në fjalë disa herë kishte edhe protesta, ku kërkohej drejtësi në procesin gjyqësor, ndërsa protesta e fundit ishte në lidhje me kërkesën e prokurorisë për rikualifikim të akuzës nga vrasje në aksident trafiku. Pala mbrojtëse e të akuzuarit të parë nuk dëshiroi të deklarohet para kamerave ndërsa si mbrojtja e Iliçit, ashtu edhe prokurorja sot qëndruan në deklaratat e dhëna në seancën kryesore paraprake. Ndryshe incidenti ka ndodhur më 25 qershor të vitit 2016, rreth orës 22./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?

Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?

Shëndetësi
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Lajme
Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes

Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes

Lajme
Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori

Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori

Kronika e Zezë
Kalo në kategori