LAJMI I FUNDIT:

A është kjo e ardhmja? Pretendimet e habitshme dhe të pazakonta të bëra nga njerëzit që thonë se mund të udhëtojnë në kohë (Foto/Video)

A është kjo e ardhmja? Pretendimet e habitshme dhe të pazakonta të bëra nga njerëzit që thonë se mund të udhëtojnë në kohë (Foto/Video)

Tregimet për udhëtimin në kohë nuk janë asgjë e re, por kurrë nuk arrijnë të nxisin një debat të nxehtë. Gjithsesi nuk mund të thuhet se ata nuk ngacmojnë vëmendjen e njerëzve.

Një burrë, i cili donte të quhej vetëm si “Noah”, goditi titujt e mediave këtë javë, kur pretendonte të ishte një “udhëtar i kohës” që nga viti 2030.

Ai solli me vete një seri parashikimesh, në veçanti për presidentët e ardhshëm të SHBA.


Ju e besoni apo jo, kjo është çështje e juaja, por duhet pranuar se ka njerëz që flasin për të – dhe ndërsa cinikët janë injorues ndaj teorive të tij, disa të tjerë jo.

Duke u ndërlidhur me pretendimet e tij, përcjell Telegrafi, mediat e huaja kanë sjellur disa histori të famshme nga udhëtarët e supozuar “kohorë” – lexoni dhe shikoni nëse mund të ju bindin.

“Udhëtari në kohë kalon testin e detektorëve të gënjeshtrës”, flet për shërimin e kancerit, të ardhmen e Bitcoin dhe rrugëtimin në Mars (Video)
Lexo po ashtu “Udhëtari në kohë kalon testin e detektorëve të gënjeshtrës”, flet për shërimin e kancerit, të ardhmen e Bitcoin dhe rrugëtimin në Mars (Video)

Charlotte Anne Moberly dhe Eleanor Jourdain

(1901 – 1792)

Charlotte Anne Moberly dhe Eleanor Jourdain pretendojnë se kanë ndarë një përvojë të “rrëshqitjes” mbi dyqind vjet në të kaluarën, duke vizituar Pallatin e Versajës më 10 gusht 1901.

Ata thonë se kanë kaluar një urë dhe kanë humbur nëpër bazat e pallatit.

Moberly beson se ajo e pa Mbretëreshën e Francës, Marie Antoinette (1755 – 1793) dhe të dyja gratë thanë se u penguan nga Comte de Vaudreuil, një fisnik francez në oborrin e Mbretit Louis XVI të Francës.

Ato pastaj u drejtuan në hyrjen e pallatit ku u bashkuan me një grup të vizitorëve të tjerë për turne.

Më pas, të dy gratë u kthyen në apartamentin e Jourdain.

Kur ato u kthyen për të rikrijuar hapat e tyre, kuptuan se ura ishte zhdukur.

Më vonë botuan një përmbledhje të përvojave të tyre në një libër të quajtur An Adventure.

John Titor

(2036 – 1975, 2000)

Emri John Titor u përdor në disa buletine online në mes të viteve 2000 dhe 2001.

Titor parashikoi se lufta civile do të shpërthente në SHBA në 2004, duke u përkeqësuar vazhdimisht gjatë katër viteve të ardhshme.

Ai tha se Amerika do të ndahej në pesë rajone të ndryshme dhe parashikoi se Lufta e III Botërore do të dilte si rezultat, duke përfunduar në 2015.

Ai gjithashtu pohoi se Olimpiadën e fundit do të ndodhte në vitin 2004 – një tjetër parashikim i dështuar.

Aleksandër Smith

(1981 – 2118)

Alexander Smith thotë se ishte i përfshirë në një eksperiment të fshehtë të CIA-s, i cili përfshinte udhëtimin në vitin 2118.

Edhe më e çuditshme, ai pretendon se ka një fotografi për ta provuar atë.

Pamja e paqartë duket të tregojë një numër të ndërtesave të gjata e të gjelbërta të cilat janë të çuditshme.

Por Smith pretendon se fotografia duket të jetë cilësi e dobët sepse u “shtrembërua” në procesin e udhëtimit në kohë.

Ai gjithashtu thotë se të huajt do të vizitojnë Tokën në mesin e shekullit të 21-të.

Fotografia origjinale, pohon Smith, u konfiskua nga qeveria, por jo para se të arrinte ta bënte një kopje.

Ai thotë se rrezikoi jetën e tij duke zbuluar atë që ai e di për publikun e gjerë.

Sir Robert Viktor Goddard

(1935 – 1939)

Sir Robert Victor Goddard po fluturonte mbi një aeroport të braktisur në Drem të Skocisë, kur tha se hasi një fenomen të çuditshëm të motit, i cili dukej se ishte një stuhi.

Pas turbullirave nga të cilat pothuajse u rrëzua, Goddard më në fund arriti të rimarrë kontrollin e avionit të tij.

Por kur ai shikoi poshtë në aeroportin poshtë tij, ai pa që ishte plotësisht funksional, me hangarë të rinj, me aeroplanë që dukeshin çuditshëm dhe mekanikë në uniforma blu, në vend të uniformave ngjyrë kafe të veshur aktualisht në vitin 1935.

Kur Goddard u kthye nga fluturimi, ai ua rrëfeu këtë gjë kolegëve të tij, por ata nuk i besuan.

Goddard përfundimisht shkroi për përvojën e tij në vitet 1960, por ende nuk ka asnjë mënyrë për të verifikuar atë që ai tha të ishte i vërtetë.

William Taylor

(2005 – 3000, 8973)

William Taylor pretendon se ka punuar për qeverinë britanike mbi një dekadë më parë – dhe tha se ai ishte dërguar në vitin 8973 në një makinë sekrete.

Në një intervistë, përcjell Telegrafi, ai pretendoi se ajo që gjeti atje ishte një “utopi” – pa asnjë sëmundje, vdekje apo krim.

Njerëzit u zhdukën dhe u zëvendësuan me hibride njerëzore-robot, por Toka ende ekzistonte, një nga shumë planetë që këto qenie kishin kolonizuar në një përpjekje për të gjetur më shumë hapësirë.

Ai këmbëngul se qeveria ka një mori të teknologjive të përparuara që mbahen sekrete nga publiku, por pranon se disa prej tyre do të lëshohen për publikun e gjerë deri në vitin 2028 – vetëm një dekadë nga tani.

J Bernard Hutton dhe Joachim Brandt

(1932 – 1943)

Në 1932, dy gazetarë të gazetave gjermane udhëtuan në Hamburg-Altona Shipyards për të hulumtuar një histori.

Udhëtimi i tyre ishte kryesisht i qetë, kjo deri në fillimin e bombardimeve nga lart në mes të turit të oborrit.

Të dy Hutton dhe Brandt kujtuan bombat që ranë rreth tyre, para se të bënin një ikje të panikuar me një automjet.

Çifti kishte marrë fotografitë e skenës, por kur ata i kishin zhvilluar ato, imazhet nuk treguan asgjë të pazakontë, duke hedhur poshtë pretendimet e burrave.

Historia nuk u pranua nga redaktori i gazetës dhe incidenti u harrua.

“Noah”

(2018 – 2030)

Një burrë i quajtur “Noah”, i cili pretendon të jetë udhëtar në kohë nga viti 2030, ka bërë një sërë parashikimesh për presidentët e ardhshëm të SHBA, duke përfshirë edhe pasardhësin e menjëhershëm të Donald Trump.

Ai pretendon se mbesa e Martin Luther King Jr, Yolanda Renee King, do të jetë presidente në vitin 2030 – edhe pse ligjet do të duhet të ndryshohen për ta lejuar atë, pasi ajo do të jetë vetëm 21 vjeçe.

Noah gjithashtu thotë se Donald Trump do të zgjidhet për të shërbyer në një mandat të dytë, por pasuesi i tij i menjëhershëm – tashmë një figurë politike – “bën diçka vërtet të keqe”.

Ai gjithashtu parashikon se telefonat do të jenë më të mëdhenj në vitin 2030 dhe se pritet të futen robotë që mund të drejtojnë një shtëpi.

Sipas tij, ne gjithashtu me sa duket do të shkojmë në Mars në vitin 2028. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Iluzioni optik me dy ndërtesa po i lë njerëzit të habitur

Iluzioni optik me dy ndërtesa po i lë njerëzit të habitur

Interesante
Trendi i

Trendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin

Virale
Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Banania e ngjitur në mur shitet për 5.2 milionë dollarë

Fun
Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness

Eksperimenti më i gjatë në botë mund të vazhdojë edhe për një shekull tjetër, njofton Guiness

Interesante
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

E ktheu hapësirën boshe mbi shkallë në zyrë, njerëzit mahniten nga ndryshimi

E ktheu hapësirën boshe mbi shkallë në zyrë, njerëzit mahniten nga ndryshimi

Interesante
Kalo në kategori