LAJMI I FUNDIT:

Reagon Trendafilova pas largimit të Prokurorit të Speciales

Reagon Trendafilova pas largimit të Prokurorit të Speciales

Pas deklaratës së lëshuar nga Prokurori i Specializuar, David Shvendiman, në lidhje me përfundimin e ushtrimit të funksionit prej tij, në fuqi prej 31 marsit 2018, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka folur për largimin e tij.

Trendafilova ka lavdëruar punën e deritanishme të Prokurorit Shvendiman, për të cilin ka thënë se prej emërimit të tij në detyrë, ai ka punuar në mënyrë këmbëngulëse për jetësimin e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.


“Që prej emërimit ai ka punuar në mënyrë këmbëngulëse për jetësimin e mandatit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, për të mundësuar hetime dhe procedime penale të drejta, të paanshme, efikase dhe të pavarura të pretendimeve për krime brenda juridiksionit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke i kushtuar kujdes të posaçëm mbrojtjes së dëshmitarëve të mundshëm”, ka thënë Trendafilova.

Kryetarja e Dhomave të Specializuar, gjithashtu ka shprehur qëndrimin se të dy institucionet, Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, do të vijojnë pa ndërprerje punën për përmbushjen e mandatit të tyre.

” I jam thellësisht mirënjohëse Prokurorit të Specializuar për punën e tij me përkushtim dhe i dëshiroj çdo të mirë në veprimtarinë e tij në të ardhmen”, ka thënë në fund kryetarja Trendfilova./Telegrafi/