Në kuadër të armatimit të NATO-s përballë Rusisë, Bundeswehri do të ndërtojë një Komandë Qendrore për transportet e trupave në Evropë. Objektivi: një reagim sa më i shpejtë për sulme të mundshme.
Gjermania i ofroi NATO-s ngritjen dhe strehimin e një komande të re për transportimin e trupave dhe të materialit brenda Evropës.
Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen i konfirmoi në një takim përkatës të aleancës në Bruksel planet përkatëse.
“Gjermania ka ofruar që të shërbejë si komb kuadër, dhe për këtë të tjerët janë shumë mirënjohës”, tha politikania konservatore e CDU-së. NATO-ja duhet të jetë në gjendje që në “rast tensioni ose krize” t’i transportojë shpejt trupat e saj. Pro Republikës Federale flasin gjendja “në zemër të Evropës” dhe “përvoja në temën e logjistikës dhe të mbështetjes”.
Këln-Bonn – rajoni i mundshëm për Komandën
Se ku do të ndërtohet saktësisht Kuartieri Qendror i logjistikës dhe sa ushtarë do ta kryejnë atje shërbimin, kjo nuk është vendosur përfundimisht.
Si favorit konsiderohet rajoni Këln-Bonn, ka mësuar agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Në Këln-Bonn e kanë edhe sot vendndodhjen baza e forcave të armatosura gjermane dhe Zyra e Forcave të Armatosura të Bundeswehrit.
Me forcimin e strukturës së saj të komandimit dhe të forcave të armatosura, NATO-ja reagon para së gjithash ndaj politikës së Rusisë, që perceptohet si politikë agresive. Që prej krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia, NATO-ja e ka shtuar dukshëm praninë e trupave të saj në Evropën Lindore.
Tani ajo përshtat edhe strukturën e komandës së saj, për të përshpejtuar zhvendosjen e trupave nga SHBA në Evropë dhe brenda Evropës.
Në kuadër të politikës së shtensionimit këto struktura janë reduktuar në mënyrë të konsiderueshme dekadat e fundit. Nga disa dyzina kuartiere qendrore të NATO-s, sot kanë mbetur vetëm shtatë.
Numri i personelit ka rënë prej shumë më tepër se 20.000 ushtarakë që ishte, në rreth 6800.
Dyshime në aftësinë për të reaguar
Në një raport të NATO-s të klasifikuar sekret, ushtarakët kanë shprehur së fundi dyshime, nëse Aleanca do të ishte në gjendje që të reagonte aktualisht në mënyrë të përshtatshme dhe me shpejtësi ndaj një sulmi ushtarak të papritur rus.
Shqetësime paraqiten para së gjithash për gjendjen e rrugëve dhe të linjave hekurudhore që mund të përdoren për synime ushtarake në drejtim të Lindjes, dhe para së gjithash për pengesat burokratike në transportimin e trupave dhe të pajisjeve.
Kemi nevojë për një “Shengen ushtarak”, deklaroi von der Leyen në Bruksel. “Kur në rast krize dhe tensioni të duhet zhvendosësh me shpejtësi trupa në distanca të mëdha brenda Evropës, atëherë kjo duhet të jetë planifikuar mirë dhe të funksionojë me shpejtësi dhe efikasitet të madh.”
Krahas Gjermanisë mendohet se një komandë tjetër do të ndërtojnë SHBA, për të siguruar më mirë mbi Atlantik rrugët e transportit midis Amerikës së Veriut dhe Evropës.
Këtu është fjala veç mbrojtjes së rrugëve detare edhe për mbrojtjen e infrastrukturës së ndjeshme. Në Atlantik për shembull ndodhen kabllo për transportimin e të dhënave të internetit dhe të komunikimit. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj