LAJMI I FUNDIT:

Shtatëmbëdhjetë të vdekur pas sulmit në një shkollë në Florida

Shtatëmbëdhjetë të vdekur pas sulmit në një shkollë në Florida

Të paktën 17 persona janë vrarë pas sulmit me armë zjarri në shkollën “Stoneman Douglas” në Parkland, Florida.

I dyshuari, i akuzuar për kryerjen e sulmit të përgjakshëm është emëruar nga mediat amerikane si Nicolas Cruz, 19 vjeçar.

Polica ka njoftuar se Cruz ka qenë më parë nxënës i shkollës, i cili ishte përjashtuar.


Sulmuesi është në paraburgim.

Është raportuar se i njëjti ka lëshuar alarmin për zjarr duke shkaktuar kaos në shkollë para se të niste të shtënat, kanë thënë zyrtarë të zbatimit të ligjit për CBS News.

Nxënësit janë detyruar të fshihen në klasa derisa policia ka kërkuar në ndërtesë.

Sherifi i Broward, Scott Israel u ka thënë gazetarëve, se Cruz ka filluar të shtënat jashtë shkollës duke vrarë tre persona.

Ai më pas ka hyrë në ndërtesë duke vrarë 12 të tjerë.

Dy persona kanë vdekur pasi kanë arritur në spital, transmeton Evropa e Lirpp.

Sherifi Israel, incidentin e ka cilësuar “katastrofik”, dhe se “nuk ka fjalë”. Në një video nga helikopteri është parë se policia e armatosur ka rrethuar zonën e ndërtesës.

Disa pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë disa nxënës derisa largohen në grupe të vogla.

Edhe FBI është në vendin e ngjarjes duke u ndihmuar autoriteteve lokale.

Televizionet amerikane kanë raportuar edhe se një numër i prindërve janë mbledhur jashtë zonës së rrethuar nga policia.

“Presidenti është njoftuar për të shtënat në shkollën në Florida”, ka thënë zëvëndës-sekretarja për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Lindsay Walters.

“Jemi duke e vëzhguar situatën. Lutjet tona janë me të prekurit”, ka thënë ajo.

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Twitter ka thënë se askush nuk duhet të ndihet i pasigurt në shkollat amerikane.

“Lutjet dhe ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat e sulmit të tmerrshëm në Florida. Asnjë fëmijë, mësimdhënës apo dikush tjetër nuk duhet të ndihet i pasigurt në një shkollë amerikane”.

Kongresmeni, Ted Deutch, i cili është përfaqësues i këtij disktrikti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka biseduar me sherifin derisa ngjarjen e ka cilësuar shkatërruese. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori