LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari: Zorani më ka goditur 30 herë në duar me ‘pendrek’

Dëshmitari: Zorani më ka goditur 30 herë në duar me ‘pendrek’

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës vazhdon gjykimi kundër të akuzuarit për krime lufte ndaj popullatës civile Zoran Vukotiq.

Në seancën e sotme kanë qenë të ftuar për të dhënë dëshmi Musa Mustafa dhe Sabit Gerxhaliu. Por, meqenëse dëshmitari Musa Mustafa gjendet jashtë Kosovës, gjykimi vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit Sabit Gerxhaliu.

Dëshmitari nga fshati Studime e Vushtrrisë tha se në maj të vitit 1999 ushtria serbe i kishte larguar nga shtëpitë e tyre gjithë njerëzit, për çka kishin shkuar në Vushtrri.


Ai tha se kishte qenë pjesë e një kolone me më shumë se 300 njerëz.

Më pas dëshmitari tregoi se si ishin dërguar në burgun e Smrekonicës.

“Të nesërmen ka ardhë polici Dragan Petroviq edhe na ka thanë në gjuhen serbe: Duhet me ba diçka me juve se ju na e keni pru NATO-n. Pastaj na kanë nda prej grave dhe na kanë ngarku në kamiona. Aty ka shku shumë bërtime e madhe, dikush ka bërtitë për vëllanë, babën etj. Nuk e kemi ditë kah po shkojmë. Kur na i kanë çu çadrat e kemi pa qe kemi mbërritur në burgun e Smrekonicës”, tha dëshmitari.

Tutje dëshmitari tregoi se kur kishin arritur në burgun e Smrekonicës, rreth orës 10:00 të mëngjesit, të burgosurit ishte dashur që të shkruajnë emrin dhe mbiemrin te një tavolinë afër tre policëve, ndërsa kur një i burgosur qe kishte qenë në radhe pas këtij dëshmitari kishte pyetur se: “A bën me ditë për çka po nënshkruajmë këtu?”, njëri nga këta policë e kishte goditur me “pendrek”.

Prej familjarëve të dëshmitarit me të në atë burg kishin qenë edhe dy vëllezërit e tij, Samiu dhe Sadiku.

Dëshmitari tregoi se më pas të burgosurit i kishin dërguar nëpër pavijone të burgut, ndërsa sipas tij pavijoni më i famshëm në aspektin e trishtimit dhe të keqtrajtimit të të burgosurve kishte qenë ai në të cilin kishte qenë salla e televizorit, raporton Kallxo.com.

“Çka ka ndodh aty, gjithçka që nuk ka ndodhë askund në botë. Pavijoni më i famshëm ka qenë salla e televizionit ku e kishin majtë përpara. Ai ka qenë më i rrezikshmi, që kanë hekë më së shumti të burgosurit”, tha dëshmitari.

Në seancë po ashtu dëshmitari tregoi se për afër 21 ditë sa kishte qëndruar në burgun e Smrekonicës së bashku me gjithë të burgosurit e tjerë, ishin trajtuar në mënyrën më të keqe.

“Na kanë trajtu ma keq ma s’di qysh. Ka ardh aty një na ka thënë: Kush është i Studimes me dalë jashtë. Mos me dalë, tha, e dini çka ju pret. Kemi dalë një nga një. Kur kena dalë Zorani tha: Qitni duart! 30 pendreka m’i ka dhënë në duar. Një e kam heq dorën për shkak se kisha gjak në të, unë mendova që nuk po më godet më, ai filloi të më godasë në kokë edhe me ka thënë në gjuhen serbe përsërite edhe një herë“, rrëfeu dëshmitari.

Ndërsa për Zoran Vukotiq dëshmitari tha ta ketë njohur si kalimtar të rastit, më pas se ai kishte punuar në gjykatë, ndërsa emrin për herë të parë ia kishte dëgjuar në burg kur e kishte maltretuar.

“Kur e kam pa jam befasuar që ndryshon ky kështu. Para lufte e kam njohur si njeri të kulturuar, njeri që nuk hin në këto punë”, tha dëshmitari.

Po ashtu, dëshmitari ka treguar edhe se si në burg i kishin detyruar të rriheshin familjarët mes vete, kur dy nga ta që ishin rrahur kur kishin shkuar brenda kishin treguar se ai që i kishte detyruar të rriheshin kishte qenë i akuzuari Zoran Vukotiq.

Ndërsa në fund të dëshmisë së tij, Sabit Gerxhaliu shtoi se krejt çka kishte ndodhur në atë burg, gjatë kësaj seance kishte arritur të tregonte vetëm 5% të tyre, ndërsa falënderoi trupin gjykues për iniciativën.

“Pak vonë por më mirë vonë se kurrë“, tha dëshmitari.

Ndryshe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e akuzon Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas aktakuzës, i akuzuari në mes datave 2 dhe 3 maj 1999, në kapacitetin e tij si zyrtar policor rezervist nga stacioni i policisë në Vushtrri në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë nga radhët e forcave serbe, mori pjesë në sulmin ndaj popullatës civile shqiptare, e cila po udhëtonte në kolonë nga fshati Studime e Epërme në Studime të Poshtme.

Gjatë kësaj kohe, sipas aktakuzës, popullata civile në mënyrë të qëllimshme i është nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit johuman, vuajtjeve të pafundme, dëbimit, si dhe aplikimit të masave të terrorit.

Në mesin e këtyre civilëve të vrarë, plagosur dhe të trajtuar në mënyrë johumane për të cilët i akuzuari bart përgjegjësi direkte ose në bashkëpunim me të tjerë ishin: Ekrem Mulaku, Xhavit Mulaku, Fatmir (Ahmet) Gërxhaliu, Eshref Rashica, Adnan Bunjaku, Ademi, një 14 vjeçar i paidentifikuar, Haki Ademi, Shaip Gërxhaliu dhe Musa Gërxhaliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori