LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova ruan një partneritet konstruktiv me FMN-në

Haradinaj: Kosova ruan një partneritet konstruktiv me FMN-në

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha sot se si një vend i ri, Kosova vazhdon të ketë nevojë për ndihmën e vazhdueshme në rrugën e saj për zhvillim ekonomik dhe stabilitet financiar.

Haradinaj këtë deklaratë e bëri në takim me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.

Lufta ndaj informalitetit, të arriturat e deritashme të Kosovës, stabilitetin buxhetor, krijimi i një ambienti më të favorshëm për sektorin privat dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet fqinje, ishin të tjera tema në fokus të takimit.


“Jemi të lumtur që jemi pjesë e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë dhe që ruajmë një partneritet konstruktiv. Qeveria e vendit është zotuar dhe po i qëndron pas disa projekteve, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik. Kosovës i duhet në vazhdimësi mbështetje nga FMN-në për arritjen e objektivave makro-financiare, siç do vazhdojmë të jemi përgjegjës për rolin tonë”, tha kryeministri Haradinaj.

Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë për adresimin e çështjeve me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit fiskal.

Zhang, uroi Kryeministrin Haradinaj edhe për shënimin e 10-të vjetorit të pavarësisë së vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori