LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Organizativ bënë publike agjendën për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë

Këshilli Organizativ bënë publike agjendën për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë

Këshilli Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në një konferencë për media ka bërë publike agjendën e festimeve për këtë vit jubile.

Ardian Arifaj nga ky këshill ka bërë të ditur se krijimi i agjendës për këtë vit jubilar është bërë nga të gjitha institucionet e vendit.

“Ka qenë një punë intensive e të gjitha institucioneve që me përgatit një program sa më të mirë për këtë jubile të parë të Kosovës. Ky festim për 10 ditë që do të zgjasë do të hedh në dritë të gjitha të arriturat e Kosovës si shtet në këto 10 vite”, ka thënë Arifaj.


Ai ka shtuar se sonte do të zbukurohen ndërtesat e sheshit “Nënë Tereza” me drita, shkruan Telegrafi.

Po ashtu Arifaj ka theksuar se duke qenë që sot është dita e dashuruarve në sheshet e kryeqytetit janë vendosur disa instalacione ku shprehet jo vetëm dashuria e qifteve por edhe dashuria për shtetin.

Arifaj ka bërë të ditur se të shtunën më datë 17 shkurt do të jenë aktivitet kryesore për shënimin e këtij 10 vjetori të Pavarësisë.

“Më 17 shkurt do të ketë një seancë solemne të Qeverisë, Kuvendit, pastaj do të kemi paradën e FSK-së dhe Policisë në sheshin Nënë Terezë, një pjesë artistike kulturore, dhe do të kulmoj në fund me koncertin e Rita Orës në orën 22:00”, u shpreh Arifaj.

Ai theksoi se të dielën do të ketë një pritje solemne nga ana e presidentit Hashim Thaçi për personalitetet që kanë kontribuar në pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori