LAJMI I FUNDIT:

Rritet niveli i lumenjve të Maqedonisë

Rritet niveli i lumenjve të Maqedonisë
20130509 Thursday 1420 Skopje vardar izlean reka podignato nivo visok vardar kameni most poplava

Prurjet e ujit në të gjithë lumenjtë në Maqedoni, përveç lumit Kriva në pikën matëse pranë Kriva Pallankës, janë më të larta se mesatarja për muajin shkurt, tregojnë matjet e fundit të Enti Hidro-meteorologjik (EHM), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në krahasim me ditën e djeshme, ka një dallim minimal në nivelin e lumenjve, edhe pse në pjesën më të madhe ka rritje apo ulje të lehtë. Përjashtim bën Drini i Zi në Llozhan, ku niveli i ujit është rritur gati tri herë.

Nivelelet i ujit në liqenet natyrore janë brenda mesatares shumëvjeçare për muajin shkurt./Telegrafi/