LAJMI I FUNDIT:

Daily Mail: Aeroplani amerikan hedh në erë tankun rus në Siri? (Foto/Video)

Daily Mail: Aeroplani amerikan hedh në erë tankun rus në Siri? (Foto/Video)

Ky është momenti kur aeroplani ushtarak amerikanë shkatërron tankun rus në Siri, pasi raportohet se qindra mercenarë rusë janë duke luftuar tinëzisht në këtë vend, shkruan Daily Mail.

Aeroplani amerikan shihet duke hedhur në erë tankun rus të tipit T-72, ku raportohet se qindra luftëtarë përfshirë mercenarët rusë janë vrarë në këto sulme ajrore, transmeton Telegrafi.


Nëse një gjë e tillë vërtetohet edhe zyrtarisht, atëherë kjo do të jetë përplasja më e madhe mes forcave amerikane dhe atyre ruse që nga koha e Luftës së Ftohtë – dhe nënkupton rritjen e tensioneve mes dy fuqive më të mëdha botërore që janë të përfshirë në luftën e Sirisë.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, tanku rus u godit afër Al Tabiyeh me qëllim që t’i pamundësohet që të gjuaj në drejtimin e kontrolluar nga forcat amerikane dhe aleatët e saj në Siri.

Videoja është publikuar një ditë pasi ushtria amerikane, njoftoi se koalicioni “anti-xhihad” ka kryer sulme ajrore në “vetëmbrojtje” kundër forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Ditë më parë është raportuar se 200 mercenarë rusë janë vrarë gjatë sulmeve të kryera nga SHBA-të dhe forcat kurde, raporton Bloomberg.

Javëve të fundi, raportohet se janë vrarë më shumë se 600 mercenarë rusë në Siri, shumica prej tyre kanë humbur jetën gjatë sulmeve ajrore të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të.

Presidenti rus Vladimir Putin është sfiduar që publikisht ta pranoj se vrasjet masive po ndodhin dhe se po qeveria e tij po i mbulon apo fsheh shumë gjëra.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk ka pranuar të komentoj zhvillimet e fundit lidhur me këtë mercenarë, duke thënë se të dhënat duhet verifikuar. Kremlini zyrtar pretendon se nuk ka informata lidhur me mercenarët rusë të vrarë në Siri.

Mohimi i tyre nga Kremlini vjen pas publikimit të një ushtrie private të mercenarëve që janë fotografuar duke u takuar me Putinin gjatë një ceremonie në Kremlin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori