Blerja e mijëra armëve të reja nga policia serbe e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritur shqetësime rreth qëllimeve të qeverisë rajonale të udhëhequr nga separatistët dhe thellimin e ndikimit rus në një shtet të ndarë dhe ekonomikisht të jo të zhvilluar sa duhet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një dërgesë prej 2,500 pushkësh automatike të cilat nga Serbia do të mbërrijnë në mars, në gjysmën e Bosnjës të drejtuar nga serbët, disa javë përpara hapjes së planifikuar të një qendre të re trajnimi ku këshilltarët rusë pritet të luajnë një rol të rëndësishëm.
Siç shkruan më tej The Guardian, armët po arrijnë në një kohë kur stabiliteti afatgjatë i Bosnjës është në dyshim.
Mediat rikujtojnë faktin se Marrëveshja e paqes e Dejtonit përfundoi konfliktin boshnjak pak më shumë se 22 vjet më parë, duke e ndarë vendin në dy pjesë gjysmë autonome: Republika Srpska (RS) dhe një Federatë myslimano-kroate.
Marrëveshja ndaloi vrasjen, por sipas tyre, krijoi një sistem që shpërbleu politikat e bazuara etnikisht – partitë nacionaliste kanë një kontroll të ngushtë në pushtet, korrupsioni është i përhapur dhe vendi ka shkallën më të lartë zyrtare të papunësisë së të rinjve në botë.
Ndërkaq, aktivistët e shoqërisë civile serbe, qeveria qendrore e Bosnjës në Sarajevë dhe diplomatët perëndimorë besojnë se një njësi e re policore e armatosur do të përdoret nga kreu separatist serb boshnjak, Milorad Dodik, për të forcuar pozitën e tij dhe për të trembur kundërshtarët përpara zgjedhjeve në tetor.
Në afat më të gjatë, ata frikësohen se forca mund të përdoret për të vazhduar synimet e Dodik për pavarësi, me rrezikun e një lufte të re në rajon.
Rusia, e cila e sheh Dodikun si një bastion kundër anëtarësimit të Bosnjës në NATO, ka treguar mbështetje të fortë për separatistin serb, i cili e ka takuar Vladimir Putin të paktën gjashtë herë që nga viti 2014.
Të hënën, Dodik konfirmoi blerjen e armëve, e cila u raportua për herë të parë nga mediat në Sarajevë dhe ai tha se do të ndërmerrte hapa të mëtejshëm për të armatosur policinë për “luftën kundër terrorizmit”.
“Është një veprim krejtësisht legjitim dhe nuk kemi asgjë për të fshehur”, citohet të ketë thënë Dodik. “Për 20 vjet nuk kishim të drejtën për të pajisur policinë, tani kemi vendosur ta bëjmë atë”.
Ndërkaq përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Valentin Inzko shprehu shqetësim në lidhje me dërgesën.
“Dua që vendi të ketë sa më pak armë të jetë e mundur. Nëse njëra palë merr këto lloj armësh, atëherë pala tjetër do t’i dëshironte gjithashtu”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Shtyhet pa afat vendimi për dënimin e presidentit të zgjedhur Trump për çështjen e ngritur ndaj tij në Nju Jork
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje