LAJMI I FUNDIT:

Atletet e VIP-ve i sjellë dyqani më i ri Buzz në Albi Mall

Atletet e VIP-ve i sjellë dyqani më i ri Buzz në Albi Mall

Kultura e atleteve në qytetin e Prishtinës ka shpërthyer në kohët e fundit. Të rinjtë e Prishtinës janë gjithmonë e më shumë në hap me trendet e fundit të modës. Lajmi i mirë për ta është që këtë javë Prishtinës i shtohet një dyqan i specializuar në atlete; Buzz Sneaker Station.

Buzz është një destinacion që arrin të përmbush kërkesat e konsumatorëve më kërkues. Duke promovuar një kulturë urbane, Buzz për çdo sezonë ofron koleksione ekskluzive të Nike, Jordan Brand, Adidas, New Balance, Reebok, Converse, Puma dhe Asics.

Me një interier të veçantë, dhe një portofolio të gjerë të markave botërore, Buzz ka krijuar status të lartë në qytete si Zagreb, Shkup, Sofie dhe Bukuresht. Ndërsa këtë të enjte, me 15 Shkurt, Prishtina vendoset në hartën e Buzz, me hapjen e pikës së parë në Albi Mall. Me pjesëmarrje në hapje ju do të përfitoni 20% zbritje në produktet më të kërkuara të momentit.


Ndjenja e ekskluzivitetit që e ofron Buzz, ka bërë që disa fytyra publike ti bashkohën kampanjës promovuese dhe të zbulojnë atletet e tyre të preferuara.

Nuk është çudi që atletet e preferuara të MC Kreshës janë Nike Air Force 1; tek e fundit njëri nga albumet e tij më të sukseshme mban po të njejtin titull. Verzionin 2018 të AF1 legjendare nga Nike, e frymëzuar nga basketbolli dhe e aprovuar nga MC Kresha, mund ta gjeni të enjtën në Buzz Sneaker Station.

DJ Gamble, emri skenik i të cilit sygjeron një stil të jetës mbushur me rreziqe, ka preferuar të sigurtën duke zgjedhur Nike Cortez si atletet e preferuara. Dj Gamble do të kujdeset për atmosferë në eventin e hapjes së Buzz, ndërsa atletet e tij do të jenë në shitje me 20% lirim.

Këngëtari i njohur Yll Limani ka bërë zgjedhjen më të guximshme! Ai preferon Nike Vapormax Plus, një model që ka debutuar në tregjet botërore para pak ditësh. Vapormax Plus është nje hibrid në mes VaporMax dhe Air Max Plus. E për ta blerë këtë model të veçantë, ju duhet të arrini herët në Albi Mall, pasi që janë vetëm 8 palë në dispozicion!

Ndërsa blogger-ja e mirënjohur, Rita Saraçi ka preferuar një tjetër klasike: Air Force 1 të bardha! Rita e di mirë që këto patika janë esenciale për çdo garderobë dhe mund të kombinohen thuajse me çfarëdo veshje.

Nese edhe ju keni një pasion të zjarrtë për atlete, dhe i konsideroni ato si pjesë të rëndësishme të dukjes suaj, atëherë Buzz Sneaker Station është dyqani i duhur për ju.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori