LAJMI I FUNDIT:

DO TË THOTË

DO TË THOTË

Poezi nga: Yiannis Yfantis
Përktheu: Krisa Ruli

Tani unë hap dyert që janë vetëm të miat
Secili tani hap dyert e veta
Secili tani sheh
gjërat e veta.
Dhe nëse ndodh të gjendemi përballë të njëjtave gjëra
Secili i sheh ato
me ngjyra dhe forma të
ndryshme.
Dhe nëse ndodhë t’i shohim
me të njëjtat ngjyra
dhe me të njëjtat forma
i shohim, jo në të njëjtin pozicion
jo nga i njëjti vend
jo në të njëjtën kohë.
Dhe nëse shohim saktësisht të njëjtat gjëra
në të njejtin pozicion
nga i njëjti pozicion
me të njëjtën ngjyrë
dhe në të njëjtën figurë
në të njëjtën kohë saktësisht
do të thotë
do të thotë që hapëm
derën
e fundit.