Sugareski: Muajin e ardhshëm konkurs për shpërndarje të 79 banesave sociale
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve muajin e ardhshëm do të shpallë konkurs për shpërndarjen e 79 banesave sociale nëpër disa qytete të vendit prej të cilave 59 janë për persona në rrezik social dhe 20 për persona me të ardhura të ulëta. “Më me rëndësi për ne është procedura e cila do të zhvillohet, të jetë maksimalisht transparente. Pohoj se nuk do të lejojmë të ndodhin kurfarë manipulimesh me qëllim që kategorive më të ndjeshme të qytetarëve Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria t’u ndihmojnë ta zgjidhin çështjen banesore”, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.
Nga 59 banesat dedikuar për persona në rrezik social, 39 janë në Koçan, ndërsa 10 në Makedonski Brod, dhe për ta për herë të parë po bëhet ndarja, ndërsa sipas asaj baze do të ndahen edhe tre në Prilep, nga dy në Shtip, Berovë dhe Kriva Pallankë dhe një në Kërçovë të cilat janë të lira në baza të ndryshme. Në pajtim me analizën e Minsitrisë së resorit dhe NP për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste, për persona me të ardhura të ulëta ka shtatë banesa të lira në Veles, nga tre në Kratovë dhe Koçan, dy në Prilep dhe nga një banesë në Kriva Pallankë, Dibër, Tetovë, Gostivar dhe Shtip.
Për shpërndarjen e banesave do të formohet komision i posaçëm i cili do t’i shqyrtojë të gjitha paraqitjet. Banesat për persona në rrezik social të cilët do t’i përfshijnë kategoritë fëmijë pa prindër apo kujdes prindëror, shfrytëzues të ndihmës sociale apo ndihmës së përhershme në të holla, persona të goditur nga fatkeqësitë elementare, persona invalidë dhe persona të cilëve u nevojitet ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, pjesëtarë të bashkësisë rome të cilët janë në rrezik social, prindër kryefamiljarë me fëmijë të mitur, si dhe persona të verbër, shfrytëzues të ndihmës sociale apo ndihmës së përhershme në të holla. Siç paralajmëroi paraprakisht Sugarevski, në periudhën në vijim është planifikuar ndërtimi i 467 banesave sociale në Shkup, Pehçevë, Sveti Nikole, Vinicë dhe Probishtip.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës