LAJMI I FUNDIT:

Ndërtoni muskuj dhe forconi duart me këtë super-set prej dy ushtrimeve

Ndërtoni muskuj dhe forconi duart me këtë super-set prej dy ushtrimeve

Kur është fjala për duart, bicepsi dhe tricepsi padyshim se janë muskujt më të rëndësishëm.

Ata janë muskujt të cilët tregojnë se jeni aktiv fizikisht dhe i përkasin grupit të muskujve që shumica e meshkujve dëshirojnë t’i ndërtojnë, transmeton Telegrafi.

Super-seti i mëposhtëm, apo rutina që i kombinon dy ushtrime të ndryshme, nga trajneri Andy Speer, do t’ju ndihmojë t’i aktivizoni tej mase muskujt e lartcekur, e gjithashtu t’i stimuloni të rriten dhe të forcohen.


Performoni dy ushtrimet e mëposhtme nga 30 sekonda secilën, ndërsa pushoni nga 15 sekonda pas secilit set.

Rekomandohet që t’i performoni 10 deri në 15 sete për përfitime maksimale. /Telegrafi/